16.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Për një vit, 17 persona humbën jetën tragjikisht në Suharekë

Shtatëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën brenda një viti në Suharekë.

Viktimat kanë humbur jetën tragjikisht, në aksidente të trafikut, vende të punës si dhe vrasje me armë zjarri.

Pesë prej tyre kanë qenë nga fshati Mushtisht.

Në këtë fshat  është organizuar një marsh paqësor për rastet tragjike që kanë ndodhur ditët e fundit.

Protestuesit kanë kërkuar më siguri nga institucionet.

Për dy ditë në këtë komunë janë shënuar pesë viktima.

Dy vrasje dhe një aksident me fatalitet, shkruan “PrizrenPress”.

Ismet Gegaj, 64-vjeçar, nga fshati Studençan ka mbetur i vrarë pas një zënke për pronë me vëllain, Bajram Gegaj, 72-vjeçar.

Gegaj e qëlloi për vdekje 6 herë me armë të vëllain e tij, Ismetin.

64-vjeçari, më herët ishte dënuar 14 vite për një vrasje të kryer.

Po të njëjtën ditë, më 17 mars 2019, në një kazino u gjet i vrarë një 32-vjeçar.

I dyshuar për vrasjen në kazino, është një rreshter i Policisë së Kosovës, të cilit tashmë iu është caktuar paraburgimi prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Ai është Shefki Spahiu, i cili sipas gjykatës, 32-vjeçarin Jetmir Aliaj, e kishte qëlluar me plumb në kokë.

Polici dyshohet se kishte synuar grabitje në një kazino në rrugën e Reshtanit dhe kishte qëlluar Jetmir Aliajn, punëtor i kazinosë.

Gjykata ka treguar se polici ka qëlluarin viktimën me armën e markës “Glock” në kokë, kështu duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe duke e lënë të vdekur. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në gati çdo profesion në Kosovë, burrat paguhen më shumë sesa gratë – kaq janë pagat

Shumica e sektorëve në tregun e punës në Kosovë janë të dominuar nga burrat. Por, edhe në sektorët që punësojnë më shumë gra –...

Prishtina fiton minimalisht ndaj Lirisë

Fitore ka shënuar Prishtina e cila në udhëtim mundi Lirinë, me rezultat minimal 0-1. Krasniqi (88’), shënoi golin e fitores dhe të vetmin në këtë...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit