Për rastin e shpërthimit në Zhur, arrestohet miku i Iran Badallajt

Është arrestuar miku i të dyshuarit për shpërthimin në fshatin Zhur të Prizrenit, Iran Badallaj.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Prokurorisë.

“Njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin, me vendim të prokurorit. I njëjti është dërguar në mbajtje”, tha Osmanollaj për “PrezrenPress”.

Sipas tij, i arrestuari dyshohet për rastin e shpërthimit në Zhur.

Më 28 janar, në kurthin me eksploziv, të montuar nga Irani, ranë zyrtarët policorë të Kosovës.

Nga shpërthimi vdiq polici Sami Thaçi dhe u lënduan katër të tjerë, në mesin e tyre edhe djali i mitur i Iranit./PrizrenPress.com/

 

Për ditën e Shën Valentinit, Cineplexx dhuron udhëtim në Dubrovnik për një çift

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit