13.5 C
Prizren
E premte, 5 Mars, 2021

Për shkak të pandemisë, qytetarët e Kosovës kursyen rreth 86 milionë euro më pak sesa vitin e kaluar

Qytetarët dhe bizneset në Kosovë, për 11 muaj kanë kursyer mbi 400 milionë euro.

Përkundër krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19, të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës mbi kreditë e reja, deri në nëntor të 2020-së, tregojnë se brenda këtyre muajve janë kursyer rreth 86 milionë euro më pak sesa periudha e vitit të kaluar.

Sipas raportit të BQK-së, deri në muajin nëntor të vitit 2020 janë kursyer 411.4 milionë euro, kurse një vit më herët kjo ishte 497.3 milionë euro.

Pra, duke krahasuar periudhën 11-mujore të vitit aktual me atë paraprak, del se janë kursyer 85.9 milionë euro më pak.

Pjesën më të madhe të kursimeve e bëjnë ekonomitë familjare, krahasuar me atë të kompanive.

“Stoku i gjithsej depozitave në shtator 2020 shënoi rritje vjetore prej 8.6 për qind, e që paraqet përgjysmim të nivelit të rritjes krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar prej 16.4 për qind. Kjo rritje dukshëm më e ngadalësuar e depozitave krahasuar me periudhën parapake u ndikua në masën më të madhe prej depozitave të ekonomive familjare, pasuar nga ato të korporatave jofinanciare dhe atyre financiare, që po ashtu shënuan ngadalësim të rritjes”, thuhet në raport.

BQK thotë se ekonomitë familjare kanë kursyer 284.3 milionë euro, kurse 127.1 milionë euro janë nga kompanitë, apo korporatat jofinanciare.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe ka pasur rritje të dërgesave të diasporës në drejtim të Kosovës.

Deri në muajin nëntor 2020, mërgata ka dërguar 883.3 milionë euro, apo 104.2 milionë euro më shumë.

Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

Në tremujorin e tretë të vitit 2020, del se nga Gjermania kanë ardhur 40.8 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 24.4 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.2 për qind.

Pra, për këtë periudhë, rritja e remitencave është për 18.1 për qind më e madhe se në vitin paraprak./Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Numri i votave dhe ulëseve të fituara në Kuvend nga partitë politike prej vitit 2001

Analisti i çështjeve politike, Blerim Vela ka publikuar një infografikë për numrin e votave dhe ulëse të fituara në Kuvend nga partitë politike që...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Hazer Hoti nga Rogova e Hasit

Sot ka ndërruar jetë në moshë të re veterani dhe ish-ushtari i UÇK-së, Hazer Hoti nga Rugova e Hasit. Lajmin për vdekjen e tij e...

Orkestra Frymore ‘Prizreni’ do mbajë sot koncert në Shtëpinë e Kulturës

Orkestra Frymore Prizreni për herë të parë do të organizojë koncert sot në Shtëpinë e Kulturës ‘Xhemajl Berisha’ në Prizren. Repertuari i këtij koncerti do...

A po i vjen fundi pandemisë?

Shumë njerëz po u druajnë mutacioneve dhe valës së tretë të përhapjes së koronavirusit, por shkalla e infektimeve me COVID-19 është duke rënë në...

Ja sa vota fitoi Zafir Berisha në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kandidati për deputet i Nismës, Zafir Berisha, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 3391. Ai, bashkë me partinë nuk ka arritur të bëhet pjesë...

Ku dështoi Kosova në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19?

Derisa vendet e rajonit kanë filluar vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19, në Kosovë ende nuk ka arritur vaksina kundër kësaj sëmundjeje që e shkakton...

Komuna e Malishevës do t’i ndihmojë tri familje në rinovimin e shtëpive

Kuvendi Komunal i Malishevës ka mbajtur të premten mbledhje në të cilën kanë diskutuar për çështje të ndryshme në arsim, infrastrukturë rrugore, kanalizim, ndriçim...

Miliarderi japonez kërkon tetë persona për të udhëtuar bashkë drejt Hënës

Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, ka ftuar tetë njerëz t’i bashkohen në udhëtimin drejt Hënës me fluturimin e anijes “SpaceX” të Elon Muskut. “Dua njerëz nga...

Çmimet e Importit shënuan rritje në TM4 për 0.5% krahasuar me TM3 2020

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati ngritje për 0.5% në TM4 2020, krahasuar me TM3 2020. Ngritje më të mëdha të...

Në Prizren paraqiten 27 raste të reja me Covid

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 27 raste të reja me Covid në...

T.I. nuk do të kthehet në film pas akuzave për abuzim seksual

T.I. nuk do të kthehet në filmin “Ant-Man”. Aktori dhe reperi 40 vjeçar, i cili luajti Dave në dy filmat e mëparshëm, nuk do të...

Tetë kandidatët më të votuar të AAK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.07 për qind...

Prizren, 24 raste të reja me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.063 raste, kurse...

Arrestohen dy femra në Prizren

Dy femra janë arrestuar në Prizren. Ato dyshohen për ushtrim të prostitucionit. Sipas policisë njëra është shtetase kosovare, kurse tjetra shtetase e Shqipërisë. “ Pas një pune...

Kuvendi i Prizrenit kërkon nga ekzekutivi përgatitjen e materialit për përkrahjen e të prekurve me COVID-19

Kërkesa e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e shprehur në disa seanca, për t’i përkrahur financiarisht qytetarët që janë përballur me sëmundjen...

“Dua më shumë vdekjen se jetën”, i riu nga Prizreni me 150 vepra penale: Nuk kam pirë kurrë alkool dhe drogë (FOTO)

Dibran Hoxhaj është një i ri nga Prizreni, i cili ka 150 vepra penale në polici. Ai e quan veten King Cobra. Nga njerëzit...

Lajmet e Fundit