11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Përcaktimi i identitetit

Beni Kizolii ,PK1Shkruan: Beni Kizolli

Si shumë shoqëri të botës edhe ne jemi në udhëkryqin e rrezikut kur është fjala për përcaktimin apo deklarimin e identitetit. Problematika në fjalë parashtron pyetjen: si element përbërës i identitetit a duhet të jetë kombi, religjioni apo gërshetimi në mes të dyjave?

Ne nuk kemi trashëguar traditën e periudhës kur ishim pronar të trojeve tona sepse përjetuam okupim prej popujve jotolerues dhe diskriminues. Gjatë periudhës së fuqizimit brenda dhe jashtë trojeve në të cilat kishim jetuar më parë, ne u bëmë pjesë e një perandorie e cila udhëhiqej nga populli. Ky popull kishte fatin e njëjtë sikurse edhe ne, prej besimeve pagane pranuan besimet qiellore. Kjo ishte periudha kur me shumë popuj të tjerë, ne ndamë qytetërimin e njëjtë, pavarësisht gjeografisë ku jetuam dhe gjuhës që trashëguam.

Ndërsa, periudha e sistemeve dhe mendimeve materialiste i çrrënjosi dhe tjetërsoi vlerat njerëzore dhe shoqërore. Si element ndarës shfrytëzoi nacionalitetin kurse si element bashkues shfrytëzoi armiqësinë ndaj religjioneve. E gjithë kjo ndarje u bë në emër të shkencës e cila ishte e verbër në mungesë të fesë. Ndarje që prodhoi shkencë pa fe dhe feja çaloi përgjatë shekullit që lamë pas.

Njeriu, duke lënë mënjanë identitetet që merr përgjatë rrugëtimit në kohë ka një identitet të vetin, atë të qenies njerëzore. Kjo gjë normalisht vlen edhe për shoqërinë. Ky identitet krijohet natyrshëm që me lindjen e një kombi të caktuar dhe ndryshon gjatë kohës duke u pasuruar apo varfëruar.
Sot (s’)kemi periudha, personalitete dhe vepra të cilat mund t’i pranojmë si bazë për të rimëkëmbë një identitet që i përgjigjet kohës dhe bazohet në vlerën që gjuha e tij së bashku me kohën të ripërtërihet. Kjo mungesë ekziston pavarësisht asaj se akademikët, intelektualët, shkrimtarët e politikanët në vendin tonë përpiqen të na e veshin neve një identitet sipas interesit të tyre.

Nëse kombin tonë e krahasojmë me hekurin dhe besimin tonë me ujin e hekurit, i cili jep formë dhe vlerë, atëherë duhet të kuptojm se neve na mbetet që hekurin të përpunojm vetëm më ujin e tij.

Armiqësia dhe rreziqet e popujve tjerë ndaj nesh kanë qenë dhe mbeten me qëllime të caktuara. Ata, o dëshirojnë të e shkrijnë hekurin dhe ta përdorin për një qëllim, o dëshirojnë t’i ndryshojnë karakteristikat e tij me një ujë tjetër, që më vonë hekuri si element të ndryshojë përmbajtjen dhe formën e tij dhe të gjykohet në bazë të kushteve dhe kohës. Pra, identiteti jonë në vazhdimësi ka qenë dhe mbetet i rrezikuar nga fqinjët tanë, të cilët kanë kërkuar zbehjen apo edhe “ekzekutimin” e tij.
Identiteti jonë nuk duhet të bazohet vetëm në gjak, gjuhë dhe eshtra, por edhe në kulturë si pjesë e traditës. Kultura nuk është vlerë, por burimi i saj si referencë e bën atë vlerë. Kështu që kultura nuk ka të bëjë vetëm me pozitën gjeografike dhe periudhën kohore por me zakonet dhe parimet që njeriun e ngrit mbi krijesat tjera.
Dhe së fundi, populli ynë duhet të përcaktohet për identitetin që i referohet mesazhit hyjnor, i cili neve na obligon që për hir të Krijuesit të jemi në shërbim të krijesave vetëm si përmirësues dhe lehtësues.

Më Shumë

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e...

Zhdukja e polices në Rahovec, ish-koloneli: Kolegët janë duke punuar sistematikisht për gjetjen e saj

Një zyrtare policore është raportuar e zhdukur në komunën e Rahovecit, nga dita e diele. Në lidhje me si trajtohen zhdukjet ka folur ish-koloneli i...

Lajmet e Fundit