20.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Promovohet libri “Shkrimtarët e shekullit”, Rama: Po përdorem për një kauzë të mirë

Edi Rama 55Është promovuar sot në kryeqytet libri më i fundit i gazetares Rudina Xhunga. Libri me titull “Shkrimtarët e shekullit” sjell për lexuesin plot 31 intervista të Xhungës me shkrimtarë të ndryshëm botërorë.

I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili njëkohësisht ka shkruar parathënien e librit. Përveç vlerësimeve për shkrimtaren Xhunga dhe botuesen Arlinda Dudaj, Rama është shprehur se, po përdoret për një kauzë të mirë.

“Kush më shikon ku ndodhem tani e kupton pse nuk e refuzoja dot parathënien mes të kuqes dhe të zezës. Ishte kënaqësi të jepja këtë kontribut për këtë botim, një vepër e përbashkët e dy grave që japin e marrin me problemet e grave nëna por që nuk heqin dorë nga pasioni për librin, kur brehen të dyja bashkë është kënaqësi të shohësh çfarë prodhojnë. Ky është një libër që s’të imponon ta fillosh tek faqja e parë, por sa herë ta kapësh sheh diçka që se ke parë më parë, është një libër që i ngjan Rudina Xhungë. Ndodhesh në stacione krejt të ndryshme, përshkon botën por pa rend, s’ka nevojë të nisesh nga A për të shkuar tek ZH, Rudina ka mbledhur 31 shkrimtarë në një libër të vetëm. Më vjen shumë keq që e kam bërë parathënien duke i vendosur pak në siklet dy mikeshat e mija, që të më japin qendrën e vëmendjes. Unë jam pjesë e punës së tyre në aspektin e promovimit të librit, ndjehem shumë mirë i përdorur, po përdorem për një kauzë shumë të mirë, për të çuar tek publiku një produkt të intelektit më të lartë të botës së sotme të letrave”, tha Rama.

Më Shumë

Lajmet e Fundit