20.8 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Perëndimi paralajmëron Rusinë

89765Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar Rusinë të mos përdorë ndihmat humanitare si një pretekst për dërgimin e trupave në Ukrainën Lindore.

“Çdo ndërhyrje e tillë do të ishte krejtësisht e papranueshme dhe do të cilësohej si një pushtim i Ukrainës Lindore”, tha Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power.

Ndërsa Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Philip Hammond i bëri thirrje Rusisë për të shmangur çdo veprim provokativ. Zyra e tij tha se automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në Ukrainë.

Luftime të ashpra janë zhvilluar edhe gjatë së premtes në lindje të Ukrainës, në afërsi të kufirit me Rusinë, mes forcave ukrainase dhe militantëve pro-rusë.

Hammond u shpreh i shqetësuar mbi veprimet e fundit në kufirin mes dy shteteve dhe për shtimin e armëve të rënda që kalojnë në territorin e Ukrainës nga Rusia. “Jam thellësisht i shqetësuar për armët e rënda e dërguara në Ukrainë. Gjithashtu edhe pretendimet e forcave ruse për një ndërhyrje humanitare në Ukrainë është e pajustifikueshme dhe e paligjshme. Kushtet për një ndërhyrje të tillë nuk ekzistojnë”, shtoi Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe.

Më parë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se stërvitja ushtarake në jug të Rusisë kishte përfunduar dhe se forcat janë kthyer na bazat e tyre të përhershme. NATO thotë se rreth 20 mijë trupa ruse janë vendosur në afërsi të kufirit më Ukrainën.

Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë për rolin e saj në Ukrainë sollën reagimin e Kremlinit gjatë kësaj jave, me ndalimin e importeve të ushqimeve nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Më Shumë

Zgjedhjet 2025: 191,752 qytetarë të Prizrenit me të drejtë vote më 12 tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e 55-të me radhë për këtë vit, të udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje...

Tragjedi në Rahovec: Vdes dyvjeçari pas lëndimit aksidental, rasti nën hetime

Një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi kishte pësuar një lëndim aksidental më 31 gusht në...

Lajmet e Fundit