Perez dëshpëron tifozët për Mbappen dhe Haalandin

S’ka Kylian Mbappe as Erling Haaland.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka shuar tani për tani ëndrrat e tifozëve madrilen që të kenë njërin prej tyre në skuadër.

Ai thotë se pandemia ka bërë të veten dhe se është e pamundur që njëri prej tyre të blihet me shifra marramendëse kur klubet po vuajnë në aspektin ekonomik.

“Në përgjithësi, nuk do të ketë transferime të mëdha këtë verë. Kur paratë e klubeve të mëdha nuk shkojnë në arkat e më të varfërve, të gjithë vuajnë”, u shpreh ai.

Sipas Perez, Superliga Evropiane mund t’ia kishte mundësuar blerjen e tyre dhe shumë të tjerëve, por ajo ide u shua pas 48 orëve.

“Është e pamundur të mendosh për blerjen e Mbappés dhe Haalandit pa Superligën dhe kjo nuk vlen vetëm për Realin. Është një diskurs i përgjithshëm. Unë mendoj se askush nuk do ta vrasë veten nëse Mbappé nuk arrin verën e ardhshme, tifozët e dinë që ne po bëjmë më të mirën tonë dhe se, nëse disa gjëra nuk ndodhin, kjo është për shkak se janë të pamundura”.

Mabppe ka qenë dëshira e madhe e Realit që një kohë të gjatë, por Paris Saint Germaini e rrëmbeu në vitin 2017 për 180 milionë euro dhe tani s’dëshiron ta lëshojë.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit