Performansë publike “Drunj të pastër“ në Prizren

Organizata Jo-qeveritare “EC Ma Ndryshe” organizon perfomansën publike “Drunj të pastër” në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…”, financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë.

Performansa do të mbahet sot me fillim në ora 11:00, në rrugën ”Remzi Ademaj”, në afërsi të Urës së Gurit në Prizren.

“Aktiviteti “Drunj të pastër” lidhet me shqetësimin e ngritur nga qytetarët, ambientalistët por edhe vendimmarrësit lokal për dëmtimin e drunjve në qendër të qytetit, si rezultat i ngjitjes së vazhdueshme të posterëve reklamues dhe shpalljeve njoftuese. Gjatë kësaj performanse EC Ma Ndryshe do të prezantoj një prej alternativave për realizimin e tabelave, të cilat do të shërbenin për ngjitjen e materialeve të tilla njoftuese dhe reklamuese, me qëllim të lirimit të sipërfaqeve të drunjve. Performansa ”Drunj të pastër” bën thirrje për më shumë kujdes në ruajtjen e vlerave natyrore të qytetit”, thotë koordinatori i projektit Fisnik Minci. /PrizrenPress.com/

Drunj të paster

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit