24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Përfshihen nga zjarri tri shtëpi në Prizren

Tri shtëpi janë përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme në qytetin e Prizrenit. Siç njofton Policia e Kosovës, dje rreth orës 01:20 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në kulmin e një objekti në rrugën ‘Shaip Spahiu’.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Vetëm pak minuta më vonë në ora 01:35 është raportuar edhe për një rast tjetër ku në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi e fshatin Billushë, rasti është raportuar nga pronari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Kurse në orën 10:45 është raportuar edhe për një rast tjetër në fshatin Zym ku është përfshirë nga zjarri një shtëpi e vjetër e pa banuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Më Shumë

Nait Hasani: Lamtumirë, Daja Dani!

Fjala e Nait Hasanit para familjarëve, shokëve dhe miqve në varrimin e ish- të burgosurit politik, ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të TMK-së, Ramadan...

Zjarri afër Prizrenit është vënë nën kontroll

Mes Nashecit dhe Prizrenit, rreth 10 kilometra larg nga qyteti i Prizrenit, ka shpërthyer një zjarr për arsye ende të panjohura. Përhapja e shpejtë...

Lajmet e Fundit