21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Në kohën kur sërish duhet të mbrohet UÇK-ja, gjenerali Lama sjell librin “UÇK përballë shpifjeve”

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare është promovuar libri “UÇK përballë shpifjeve” të autorit Kudusi Lama.

Në promovimin e këtij libri morën pjesë shumë personalitete, aktivistë e veprimtarë të çështjes kombëtare, raporton “Epoka e re”.

Ky libër, me theks të veçantë i kundërvihet raportit famëkeq të ish-senatorit dhe ish-prokurorit zviceran, Dick Marty, si dhe dokumenteve politike e propagandistike të sponsorizuara nga shtetit serb kundër luftës së UÇK-së, siç është libri “Engjëjt e zinj të skëterrës Kosovare – Dosjet sekrete”.

Sipas redaktorit të librit, Arben Veselaj, me këtë libër gjeneral Lama ngreh shqetësimin se si ndërgjegjja politike dhe intelektuale e botës shqiptare për tërë këto vite nuk po arrin të ofrojë fakte dhe dëshmi, për t’i rrëzuar pretendimet monstruoze të përfaqësuesve të drejtësisë ndërkombëtare me seli në Hagë; se si Prokuroria e Gjykatës Speciale po e zëvendëson atë serbe; se si drejtësia evropiane është shndërruar në një instrument politik kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, etj.

Gjenerali i luftës së Kosovës, Kudusi Lama, është autor i disa librave nga fusha e studimeve ushtarake dhe të sigurisë.

Ai gjithashtu ka botuar edhe disa libra publicistikë dhe nga fusha e mendimit politik.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Më Shumë

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Shtatë nëndegë të PDK-së nga Përdrinia e Prizrenit kërkojnë rikthimin e Fatmir Limajt

Përfaqësues të shtatë nëndegëve të Partia Demokratike e Kosovës nga rajoni i Përdrinisë së Prizrenit ia kanë drejtuar një kërkesë kryetarit të partisë, Bedri...

Lajmet e Fundit