13.5 C
Prizren
E shtunë, 8 Maj, 2021

Përfundon gjykimi në rastin e dy të akuzuarve për vjedhje në një shtëpi në Suharekë

Ka përfunduar gjykimi ndaj Arbisjon Kotorrit dhe Besim Gashit, të akuzuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje”.

Në seancën e mbajtur të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, palët kanë dhënë fjalët e tyre përfundimtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Atnor Skoro tha se është vërtetuar se të pandehurit janë fajtorë.

“Nga dëgjimi i të dëmtuarës Sevdije Berisha, e cila në detaje e ka përshkruar rastin sic ka ndodhur me datë 29 prill 2017, ku në shtëpinë e saj familjare të pandehurit kanë qenë duke punuar si molerë dhe përveç të njëjtëve në shtëpi nuk ka pasur qasje askush, si dhe nga provat materiale që janë administruar gjatë seancave, konsiderojmë se në tërësi është vërtetuar se këtu të pandehurit kanë kryer veprën penale objekt i akuzës.”, ka deklaruar prokurori, duke i propozuar gjykatës që të akuzuarit të dënohen sipas ligjit.

E dëmtuara Sevdije Berisha ka deklaruar se qëndron në tërësi pranë deklaratave të dhëna dhe se kërkon kompensim për shqetësimin shpirtëror e dëmin material.

Kurse, të pandehurit Kotorri e Besim Gashi kanë thënë se nuk janë fajtor për veprën që ngarkohen, duke shtuar se në shtëpinë që është pjesë e aktakuzës kanë lëvizur çdo ditë nga 5 persona.

Pas dëgjimit të tyre, gjyqtari Lavdim Bajraktari e ka konsideruar të përfunduar shqyrtimin gjyqësor, ndërsa shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 16 prill 2021, në ora 9:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 28 shtator 2017, Arbisjon Kotorri dhe Besim Gashi akuzohen se më 29 prill 2017, në orë të pavërtetuar, në shtëpinë e të dëmtuarës Sevdije Berisha në Suharekë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, derisa ishin duke punuar si moler në shtëpinë e të dëmtuarës, të akuzuarit kishin marrë një pesëlirësh me vlerë prej 1,200 euro, një zingjir në vlerë prej 1,100 euro, zingjir me varëse “Versace” me vlerë prej 300 euro, dy unaza të arit në vlerë prej 500 euro, një unazë në formë ure në vlerë prej 220 euro dhe një zingjir dore në vlerë prej 180 euro, të gjitha këto në total prej 3,500 euro, me çka të dëmtuarës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale.

Andaj, me këto veprime të lartcekurit akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje” nga neni 325 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Pavarësisht pandemisë Covid-19, në Kosovë rritet kërkesa për kredi për blerjen e shtëpive

Lehtësimi i masave kufizuese nga pandemia COVID-19, dërgesat dhe vizitat e diasporës në Kosovës, si dhe ri aktivizimi deri në një masë i aktivitetit...

Reagon KB Peja: Dardan Berisha lojtari më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave

KB Ponte Prizreni dhe KB Peja kanë luajtur vetëm pjesën e parë të serisë së 5-të gjysmëfinale në kuadër të ‘Play-offit’. Kjo ndeshje u ndërpre...

Ndërron jetë veprimtari i AAK-së nga Prizreni

Ka ndërruar jetë veprimtari i shquar i AAK-së nga Prizreni, Shani Pulaj. I ndjeri ishte veteran i arsimit, teksa për shkuarjen e tij në amshim...

Bletarët që e rrezikojnë jetën për një ndër mjaltat më të pastra në botë

Bletarët në pjesën perëndimore të Gjeorgjisë rrezikojnë shumë për ta kryer punën e tyre të përditshme. Ata ngjiten në shkëmbinj dhe drunj të lartë...

Messi i afrohet rekordit të Maradonës

Goli nga gjuajtja e lirë e Lionel Messi kundër Valencias të dielën ishte i 50-ti me fanellën e Barcelonës. Ai gjeti rrjetën kundër Jasper...

Kosova burimi kryesor i turistëve në Shqipëri

Sezoni turistik këtë verë në Shqipëri pritet të shënojë një rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur kufizimet dhe situata e pandemisë Covid-19 ishte...

5 të shëruar dhe asnjë i ri me Covid sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, pesë persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i...

Rrëfime, si u masakruan fshatrat kufitare të Kukësit nga serbët

Është një nga ato raste, gjurmët e së cilës nuk i ka fshirë as koha. Gjithë katundet e krahinës e Lumës ishin nën pushtim nga...

Një film muzikor! Elvana Gjata nuk ndalet, rrëfen planet e saj të mëdha me këtë skenariste të famshme

Pas një periudhe pauzë, më 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di, duke sjellë albumin “Çelu” me 7...

Surprizon Ardit Gjebrea, ja këngëtarja e famshme që do të prezantojë ‘Këngën Magjike’

Producenti dhe prezantuesi i njohur , Ardit Gjebrea na ka surpizuar teksa ka zbuluar emrin e prezantueses që do e shoqërojë në “Këngën Magjike”....

Avdyli kërkon nga LDK’ja të reagojë për Gërvallen, thotë se ishte zyrtare e tyre kur dha deklaratat për UÇK’në

Deputeti nga lista ‘Guxo’, e cila është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po qëndron...

SBASHK’u kundërshton testimin e mësimdhënësve, thonë se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë

Ideja për një testim të mësimdhënësve po konsiderohet e gabuar dhe se nuk duhet të ndodhë. Në vend të kësaj propozohet që të shtohet...

Një i mitur në Suharekë rrokulliset me veturë, merr lëndime trupore

Një i mitur është rrokullisur me veturë dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore. Po ashtu është lënduar edhe pasagjeri që ishte me të,...

Dhunë në familje për shkak të pronës në Prizren

Një çështje pronësore çoi drejt një rasti të dhunës në familje në Prizren. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti”, në orët e mëngjesit të...

Duda Balje tregon se a flirtojnë politikanët me të

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka qenë e ftuar në një intervistë së fundi, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve për jetën...

Golden Eagle Ylli mposht Rahovecin, kualifikohet në finalen e madhe

Golden Eagle Ylli ka siguruar plasmanin në finalen e play- offt të Superligës së Kosovës në basketboll. Në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale të...

Lajmet e Fundit