15.5 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Përfundon protesta, paralajmërohen aksione të dhunshme

policia e kosoves te rektorati

Qindra studentë të Universitetit të Prishtinës kanë marshuar nga Qendra Studentore për tek rektorat i UP-së.

Ata po kërkojnë që në afatet e jashtëzakonshme të jenë dy provime dhe respektimin e memorandumit mes shoqatave të dala nga lufta dhe MASHT-it.

Organizatoret thanë se do të presin që rektori të reflektojë sot, në të kundërtën planifikojnë të vazhdojnë të protestojnë, madje edhe të ngrisin tenda pranë rektoratit.

Ata fillimisht i dhanë një afat rektorit që të dal të flas me ta, në të kundërtën do të futën me dhunë në objektin e rektoratit. Megjithatë, pas disa minutave prorektori ka pritur përfaqësuesit e studentëve të cilëve iu ka thënë se do të ndryshojnë ligjin për arsimin e lart, gjë që studentët nuk e kanë pranuar.

Organizatorët përfunduan protestën, duke thënë se do të vazhdojnë të martën, ku do të ketë aksione të dhunshme për të cilat nuk do të mbajë askush përgjegjësi.
Protesta ishte organizuar nga Grupi u pavarur i studenteve, i përkrahur nga shoqatat e dala nga lufta.

Policia rrethon Rektoratin para marshit të studentëve

Marshi i studentëve të UP’së i paraparë të mbahet sot, ka mobilizuar Policinë e Kosovës që e kanë rrethuar rektoratin e këtij Universiteti. Në afërsi të rektoratit janë parë edhe njësia speciale e Policisë.

Ndryshe, Grupi i Pavarur Studentor do të marshojnë sot tek Rektorati , me qëllimin e vetëm arritjen e plotësimit të kërkesave të tyre ‘të çuditshme’.

Marishi është organizuar për të bërë thirrje për të shkelur Statutin e Universitetit të Prishtinës. Ata po kërkojnë jo tri afte të provimeve qysh parashihet në Statut por pesë. Dhe, po kërkojnë që absolventët të hyjnë në provime dymbëdhjetë herë brenda vitit.

Afatin e provimeve e rregullon Statuti i Universitetit të Prishtinës. Në nenin 111 thuhet qartë se janë vetëm tri afate. Askund nuk përmenden afatet e jashtëzakonshme dhe as afte për absolventët. /GazetaExpress

Më Shumë

Samra Kërqagu zgjidhet kryesuese e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara në Rahovec

Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara ka mbajtur mbledhjen e dytë për vitin 2025, në prani të anëtarëve të tij dhe nën udhëheqjen e...

Reagon G-Bani pas incidentit në BBVA: O yll, o dritë sa do të durosh më shumë, gabim kam bërë që të kam shtyrë

Pas episodit tronditës që ndodhi gjatë spektaklit të djeshëm në Big Brother VIP Albania, ku Gjesti u godit fizikisht nga Jozi, ka ardhur edhe...

Lajmet e Fundit