5.4 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

SBASHK-u vendos të premten

RrahmanJasharaj-sbashkMbledhja e Këshillit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) pritet të mbahet të premten ku do të vendoset nëse mësimdhënësit do të hyjnë në grevë apo jo.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për KosovaPress, kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, i cili ka thënë se anëtarët e këshillit do të njoftohen me ofertën e ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami në këtë mbledhje dhe do të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo.

“Mbledhja e këshillit do të mbahet më së largu të premten ku edhe do të vendosin anëtarët nëse do të mbahet grevë apo jo. Javën e kaluar me ministrin Bajrami e kemi diskutuar çështjen e kontratës kolektive dhe ministri na ka thënë se për pagesën e 0,5 për qindëshit, e cila duhet të paguhet për çdo vit të përvojës së punës nuk është i sigurt nëse mund të zbatohet nga shkurti apo pas rishikimit të buxhetit dhe na ka premtuar se këtë do ta konfirmoj edhe një herë. Ne po presim të sot edhe një konfirmim nga ministri rreth 0,5 për qindëshit dhe pastaj ta thërrasim mbledhjen e këshillit”, ka deklaruar ai.

Sipas një njoftimi për medie të lëshuar të premten nga SBASHK-u, në takim me ministrin Arsim Bajrami ishte kërkuar nga ky i fundit që të pritet rishikimi i buxhetit për zbatim të kontratës pasi që më herët nuk ka buxhet. /Telegrafi/

Më Shumë

Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve

Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë e ka shpallur të premten ditë zie, pas humbjes tragjike të jetës së dy nxënësve dhe babait të tyre. Të...

Drini i Bardhë udhëton në Kaçanik për sfidën ndaj Lepencit

Drini i Bardhë do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kampionat, ku në transfertë përballet me Lepencit. Takimi do të luhet më 18 prill 2026,...

Lajmet e Fundit