5.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, marrëveshja 72 orë pas certifikimit të rezultateve

Ka përfunduar takimi ndërmjet Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

Pas takimit Kurti bëri të ditur se do të presin certifikimin e e rezultateve për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK-në.

“Patëm një takim konstruktiv me kryetarin e LDK-së me ç’rast në të njëjtën kohë patëm edhe takimin e grupeve tona punuese që po e harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisë, ne diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, dhe u morëm vesh që një orë pas certifikimit të rezultatit, do të takohemi që ta bëjmë marrëveshjen brenda tre katër ditësh. pastaj jemi marrë vesh që pas certifikimit të rezultateve të finalizojmë, me ç’rast ftesa ime e përgjigja pozitive e kryetarit Mustafa tashmë është e dhënë”, tha ai.

Kurti tha se menjëherëpas certifikimit do të takohen me Mustafën dhe brenda 72 orësh do të merren vesh për bashkëqeverisje.

“Ne do të takohemi një orë pas certifikimit të rezultateve ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve marrëveshjen përfundimtare për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, shtoi lideri i VV-së.

Më Shumë

5 gjërat kryesore nga takimi i Ohrit

Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb,...

Arrestohet një person i kërkuar në Lubizhdë të Prizrenit

Një person është arrestuar në Lubizhdë të Prizrenit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është...

Lajmet e Fundit