2.3 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Përgatituni, pasdite shtrëngata me shi

Pas disa ditëve me temperatura të larta, mbi vendin tonë ka ndryshuar situata meteorologjike dhe gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë reshje shiu dhe stuhi

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo gjendje ciklonike do të kushtëzoj mot me diell, por gjatë ditës do të ndryshoj kjo gjendje, pasi që do të ketë vranësira të dendura dhe konvektive, të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet në disa zona të kufizuara do të shoqërohen me stuhi, transmeton Telegrafi.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-10m/s.

Më Shumë

Tentim vrasja në Nashec të Prizrenit, këta janë viktima dhe i dyshuari

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit. Burimet e Klankosova.tv mësojnë se viktima në këtë rast është A.Gutaj, i cili sipas mjekëve...

Qytetarja nga Prizreni ktheu paratë e humbura në polici

Një qytetare nga Prizreni ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash në Parkun e Marashit këtë mëngjes. Pa hezituar, ajo ka njoftuar Policinë dhe...

Lajmet e Fundit