19.2 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025

Përjashtohet kolegji gjyqësor në rastin “Kleçka”

fatmirLimaj-tomGashiPranohet kërkesa e avokatëve për përjashtimin e kolegjit gjyqësor në “rastin Kleçka”

“Kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, me anë të një aktvendimi ka pranuar kërkesën për përjashtimin e kolegjit gjyqësor në rastit “Kleçka “, paraqitur nga ana e disa avokatëve të këtij rasti, në seancën e shqyrtimit të 17 dhe 18 shtatorit 2014”, njofton Zyra për Informim e kësaj gjykate.

Për vendosjen e kësaj çështje penale do të caktohet një kolegj tjetër në bazë të planit vjetor të punëve të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për këtë vit.

Avokati i Limajt, Karim Khan në seancën e fundit kishte paraqitur vërejtje të kolegjit gjyqësor, Sipas tij, trupi gjykues ka marr rolin e Prokurorit.

“Mënyra sipas së cilës trupi gjykues ka bërë pyetje e ka marr rolin e prokurorit, me vjen keq por sjellja e trupit gjykues dje është karakterizuar me pyetje sugjestive dhe mungesë durimi”, ka thënë Khan para kolegjit gjykues.

Avokati Khan kishte kërkuar nga trupi gjykues që ta diskualifikojë veten.

Më Shumë

Bashkimi rinovon me trajnerin kondicional Yner Berisha për sezonin 2025/26

Bashkimi i Prizrenit ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin kondicional Yner Berisha për sezonin e ardhshëm 2025/26. Përmes një njoftimi, klubi ka bërë të...

Granit Xhaka bëhet lojtar i Sunderlandit – rikthehet pas dy vitesh në Premier League

Sunderland ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka nga Bayer Leverkusen. Xhaka është rikthyer në Premier League, pas dy viteve të kaluara në kampionatin...

Lajmet e Fundit