2 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Përkujtohen 77 martirët e Korishës

Në 20-vjetorin e rënies së 77 martirëve të Korishës u kërkua drejtësi për të gjitha krimet në Kosovë të kryera nga shteti serb.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ndihet mirë që Kuvendi i Kosovës ka iniciuar rezolutën që kërkon dënimin e gjenocidit serb.

“Kur je në Korishë, Kabash e rrethinë ndihesh i nderuar që je në një trevë të rezistencës, sakrificës, heroizmit dhe të një bastioni të fuqishëm të UÇK-së. Sot kujtojmë me pietetin më të lartë, respektin më të lartë dhe nderimin më të lartë shtetëror të gjithë martirët e Korishës më rrethinë që ranë para 20 vjetësh. Edhe martirët në Korishë e dëshmorët janë produkt i drejtpërdrejtë i dhunës sistematike të organizuar nga shteti i Serbisë, fëmijë e pleq, civilë shqiptarë u vranë në rrethana që i imponoi shteti i Serbisë, në rrethana qe i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre nga oborret e tyre. Edhe kjo masakër dhe martirët në Korishë janë direkt viktima të gjenocidit të shtetit të Serbisë, të spastrimit etnik nga Serbia. Unë ndihem mirë që më në fund Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur të gjithë të bashkuar që të lëvizin me nxjerrjen e një rezolute dhe dokumenteve të tjera pasuese që qartë e dënon gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë dhe kërkon nga të gjitha instancat ndërkombëtare që në fund të vihet drejtësia”, tha ai.

Në emër të familjarëve të martirëve foli Hasan Ahmetaj, i cili tha se 13 maji ishte natë e kobshme dhe gjithmonë do të mbetet e tillë. “Kërkojmë drejtësi për të gjitha krimet e luftës dhe i themi jo pajtimit me Serbinë pa dorëzuar trupat e të zhdukurve dhe pa u dënuar. Ne nuk do ndalemi derisa institucionet tona të kërkojnë përgjegjësi për çdo të vrarë të pafajshëm”, tha ai. Në emër të Këshillit Organizativ foli Rexhë Ukaj, i cili tha se edhe në këtë 20-vjetor ndjenjë dhimbje që humbën 77 më të dashuritë e tyre, ndërsa kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka premtoi se së shpejti kompleksi memorial ku prehen ata do të marrë pamjen që e meriton. /KosovaPress/

Më Shumë

PDK mban tubim në Romajë të Hasit, Shaqir Totaj: Hasi mbetet shtyllë e fuqishme e fitores

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur përmes një postimi se  në shkollën “Bajram...

Prizreni pret Prishtinën sonte

Proton Cable Prizreni dhe Sigal Prishtina do të përballen sonte në një duel të rëndësishëm në kuadër të javës së 15-të të Superligës së...

Lajmet e Fundit