22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Përkujtohen dëshmorët Dalip Behra dhe Bekim Gashi

Në fshatin Krushë e Madhe është përkujtuar 16-të vjetori i rënies së dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi.  Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi tha se fjalët janë të pakët për dëshmorët e kombit.

“Sot e 16 vite më parë ata ranë pikërisht këtu në këtë vend për të treguar se këto troje janë dhe do të jenë gjithherë të Shqiptarëve . Fjalët janë të pakta, për të përkufizuar vlerën e madhe të gjakut të derdhur të të gjithë dëshmorëve të kombit, por ngushëllimi më i madh për këta është liria, pavarësia, zhvillimi ekonomik,shkollimi i brezave të ardhshëm dhe puna e jonë e përditshme për të ndërtuar dhe zhvilluar vendin tonë. Dëshmorët me gjakun e tyre, me veprën e tyre neve të gjallëve na e sollën lirinë, ndërkaq për vetën e tyre e siguruan parajsën dhe pavdekësinë”, tha Vehapi.

Në emër të OVL e UÇK-së Dega në Rahovec, ndërkaq foli Ejup Kabashi.

“Po i kujtojmë trimat dhe heroizmin e bashkëluftëtarëve tanë.Dalipi dhe Bekimi ishin ushtarak të mirëfilltë, të cilët nuk njohën friken, por bënë heroizmin, sepse nuk kishin ndryshe se si të quhen përpos hero”, tha ai.

“Misioni i tyre ishte shumë i shenjët,fisnik dhe më përmasa të mëdha, sepse ata morën mbi supet t tyre për ta luftuar edhe atë pak të keqe që kishte mbetur”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Osmani uron Ditën e Goranëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Goranëve. Ajo thotë se traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran janë pasuri e Kosovës. ”Komuniteti goran...

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Ballkani mban kreun

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit