Senatori Rubio garon për president

Senatori i ri nga Florida, Marco Rubio, i preferuar i lëvizjes konservatore Tea Party, shqiptoi sot fjalët e tij të para si kandidat për president, duke kritikuar kandidaten demokrate Hillary Clinton.

43-vjeçi Rubio, ka deklaruar për donatorët se ai po kandidon për emërimin e Partisë Republikane sepse, siç u shpreh ai, gara për Shtëpinë e Bardhë duhet të jetë për të ardhmen, jo për të shkuarën.

Kubano-amerikani Rubio, i cili është në mandatin e tij të parë si senator, ka thënë gjithashtu se ai ndihet veçanërisht i kualifikuar për të përfaqësuar Partinë e tij Republikane, si njeriu që do të mbrojë ëndrrën amerikane.

Hyrja në garë e Rubios vjen një ditë pasi Hillary Clinton ka njoftuar se po garon për emërimin e Partisë Demokratike. /VOA/

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit