22.9 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Përmbyllet DokuFest, mblodhi rreth 50 mijë vizitorë

Gjatë 9 ditëve në këtë fillim-gusht në qytetin e Prizrenit u shfaqën rreth 280 filma në kuadër të edicionit të 22 të festivalit DokuFest. Tema “Inteligjenca artificiale” përveç adhuruesve të filmit, rrëmbeu edhe fëmijët, që përmes imagjinatës “shkuan edhe në hënë”, thotë drejtoresha e festivalit Linda Llulla.

“Përderisa ne e kemi shtjelluar këtë temë nëpërmjet filmave edhe debateve që i kishim në “Shani Efendi”, fëmijët kanë bërë animacione të shkurta se si ata e shohin inteligjencën artificiale, duke bërë detyrat e shtëpisë, por edhe duke shkuar në hënë, duke imagjinuar gjëra që vetëm fëmijët munden”, deklaroi Llula.

Sipas drejtoreshës së festivalit, bota në miniaturë ishte këto ditë në Prizren.

E përshtypje të mira për festivalin e filmit DokuFest ndajnë edhe vetë vizitorët .

“Kjo është hera ime e parë në këtë festival, por gjithashtu dhe hera ime e parë në Prizren. Kam arritur të shikoj vetëm një film, kam njohur shumë njerëz dhe po shijojë eksperiencën time këtu”, deklaroi Johnatan Ali nga SAHBA.

“Kemi njohur një grua në Gjermani e cila na ka folur shumë për ju dhe me të ardhur këtu e kemi parë se jeni me të vërtetë shumë të shoqërueshëm dhe njerëz shumë të hapur. Për DokuFestin kemi dëgjuar dhe vetëm mbrëmë kemi arritur të shohim disa sekuenca të disa filmave”, tha Manuela Khusna nga Gjermania

Edhe Johnas Kuhsna nga Gjermania ka përshtypje shumë të mira për Prizrenin dhe festivalin.

“Mendojë që njerëzit këtu janë shumë të dashur, të hapur, pra Kosova është një vend i vogël, por kur vjen këtu menjëherë ndihesh i mirëseardhur. Kur shkon në restorant dhe në hotel, njerëzit janë të dashur”, deklaroi ai.

Këto ditë u shtuan edhe vizitat në objektet e veçanta të trashëgimisë kulturore.

“Këto 10 -të ditë është shtuar numri i madh i turistëve, kryesisht të huaj që erdhën të shohin edhe muzeun arkeologjik, por edhe Lidhjen e Prizrenit, ka nga Brazili e Argjentina, por kryesisht shumica e turistëve kanë qenë nga Evropa”, tha Vesel Hoxha, përgjegjës në Muzeun Arkeologjik.

Llogaritet se rreth 50 mijë vizitorë ishin të pranishëm në kuadër të edicionit të 22-të festivalit DokuFest, i cili filloi me 4 gusht.rtk

Më Shumë

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në...

Krasniqi: Kurti s’e kërkon kompromisin, por vetëm aktron

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,...

Lajmet e Fundit