7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Përmes zonës së quajtur “Bye pass” vazhdon emigrimi

Emigrant kosovarGjatë tri javëve të fundit rreth 800 qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës kanë tentuar që të emigrojnë ilegalisht në vendet perëndimore nëpërmjet vendkalimit kufitar Dheu i bardhë, në Kamenicë, por të cilët janë kthyer mbrapsht nga Policia Kufitare e Kosovës.

Kjo pasi kishin deklaruar se ishin duke synuar që të emigronin në vendet perëndimore, siç janë Austria, Gjermania dhe Zvicra.

Por ndalesat e tilla nga policia nuk janë duke kryer punë, pasi qytetarët, të cilët po ikin kryesisht për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, janë duke shfrytëzuar zonën e “By passit” në Karaçevë, ku Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të hyjë në atë zonë për shkak të marrëveshjes, që kanë autoritet shtetërore të Serbisë me KFOR-in.

Ekrem Haxhiu, komandant i Policisë Kufitare të Dheu i bardhë, ka deklaruar se ata kishin ndaluar dhe kthyer 800 persona, të cilët i kishin mësyrë vendet e Evropës. Sipas tij, një pjesë tjetër janë duke shfrytëzuar edhe rrugën transite…/kd/

Më Shumë

Hetime për vdekjen e një personi në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:32, është raportuar një rast i vdekjes në komunën e Rahovecit. Sipas raportit...

Finalja e Kupës në Prizren?

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll mund të mësojë shpejtë lokacionin e zhvillimit të saj. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, qyteti i Prizrenit mund ta...

Lajmet e Fundit