4.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Personat që patën kontakt me shitësin e fidanëve në Krushë të Madhe përfundojnë në vetizolim – Smajl Latifi tregon a u infektuan

22 personat e Komunës së Rahovecit, që kanë qenë të vetizoluar pas kontaktit me shitësin e fidaneve nga Komuna e Malishevës, i infektuar me koronavirus, kanë rezultuar negativ.

Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. Ai ka thënë se gjatë ditës së djeshme ka përfunduar koha prej dy javësh që ata janë karantinuar.

“Gjatë ditës së e kanë kaluar dy javshin nuk kanë asnjë shenj, gjatë gjithë kohës ata kanë qenë në kontakt me stafin e Qendrës së Mjekësisë Familjare si dhe me Institutin e Shëndetësisë Kombëtare si dhe veçanërisht me kryetarin Naser Ramadanin”, ka thënë Latifi për Insajderin.

Tutje i pari i Rahovecit ka treguar se tash ka mbetur vetëm të pritet nga Instituti i Shëndetit Publik nëse do t’i bëhen testet edhe njëherë këtyre 22 personave.

“Tash veç mbetet nesër ose pasnesër ata me kqyr me ja bo edhe njëherë testin, por si përfundim ata nuk asnjë shenj të koronavirusit”, ka thënë Latifi.

Një 23-vjeçar nga Malisheva kishte shkuar në Krushë të Madhe për shitje të fidaneve mirëpo nuk kishte qenë në dijeni se ishte i infektuar me koronavirus.

Ai së bashku me një person tjetër kishin thyer post-blloqet e policisë dhe kishin shkruar në Rahovec mirëpo më pas ishin arrestuar, ku pas arrestimit ai më pas ishte dërguar në Kliniken Infektive në Prishtinë. /Insajderi.com

Më Shumë

Masakra e Suharekës: Një familje e shfarosur nga krimi i organizuar i shtetit serb kundër shqiptarëve etnikë

Viktimat varionin nga një foshnjë 8 muajshe deri te një grua 99-vjeçare, përfshirë 18 fëmijë dhe një grua shtatzënë. Masakra e Suharekës e 26 marsit...

Goditi dy këmbësore me veturë, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shirokë, ku një person ka goditur dy këmbësore femra me veturën e tij.   Viktimat kanë pësuar lëndime të...

Lajmet e Fundit