Përurohet parku i ri në lagjen ‘Lakuriq’ në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, sot së bashku me përfaqësuesit e OJQ “EC Ma Ndryshe”, kanë bërë përurimin e parkut të ri në lagjen “Lakuriq”, raporton PrizrenPress.

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se ndihet i gëzuar që tanimë edhe kjo lagje do të ketë një ambient rekreativ për të gjithë banorët, e sidomos për fëmijët, të cilët tashmë kanë hapësira si këndi i lojërave, fusha e futbollit e të basketbollit.

Duke deklaruar se do të vazhdojnë të krijojnë ambiente dhe hapësira të reja të gjelbra e rekreative, kryetari Haskuka u bëri thirrje qytetarëve që t’i mbrojnë dhe të kujdesen për ta.

Nga ana tjetër, drejtori Krasniqi, duke falënderuar OJQ-në “EC Ma Ndryshe” për këtë projekt të përbashkët me Komunën, u shpreh se me këtë organizatë do të vazhdojnë të punojnë edhe në realizimin e projekteve të tjera./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit