18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Përurohet shkolla në fshatin Qendresë

pdkkkk-620x330Kryeministri në largim i Kosovës Hashim Thaçi ka përuruar shkollën “22 dëshmorët” në fshatin  Qëndresë të Prizrenit.

Në ketë aktivitet kanë marrë pjesë kandidatët për deputet nga Prizreni, zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri,Nait Hasani, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuqi, Naser Berisha, Bedri Halimi, Luljeta Veselaj Besim Beqaj si dhe kryetari i Komunes se Prizrenit, Ramdan Muja.

“Nga kjo shkollë kanë dalur gjenerata që kanë kontribuuar në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe se ndërtimi i kësaj shkolle është një vazhdim i idealeve për fuqizimin e shtetit përmes kuadrove të reja e të shkolluara e të prosperuar”.

“Qeveritë e drejtuara nga Kryeministri Thaçii kanë kushtuar një rëndësi të veçantë arsimit, sidomos investimeve kapitale për një arsim gjithëpërfshirës dhe ngritjes së cilësisë”

“Pagat e mësuesve janë rritur për 130%, nga viti 2007 deri ne vitin 2013 janë investuar mbi 122 milionë euro me ç ‘rast janë ndërtuar mbi 145 shkolla, rreth 19 milionë euro janë investuar për shpërndarjen e librave falas për sektorin e arsimit fillor nëperiudhën 2007-2010 në kuadër të secilës janë përfshirë të gjithë nxënësit. Ndërsa për periudhën 2013-2014 janë investuar për libra rreth 7.5 milionë”.

“Misioni i Ri në funksion të rritjes së cilësisë në arsimin para-universitarë do të vazhdojë me zbatimin e kurrikules përmes shkollave pilot më pas do të bëhet implementimi i kurrikules së re në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme. Do të pajisen me teknologji të avancuar institucionet arsimore në tërë vendin. Në bashkëpunim me komunat si dhe përmes skemave publiko-private do të stimulohet ndërtimi i objekteve të kopshteve për fëmijë. Misioni i Ri do të përkrah fëmijët e diasporës me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe identitetit kombëtarë”

“Misioni i Ri nën udhëheqjen e Kryeministrit Thaçi do të vazhdojë me investime në arsim si në infrastrukturën shkollore, do të vazhdojë me rritjen e pagave, me rritjen e cilësisë së shkollimit ku parimi bazë do të jetë aftësimi i nxënësve sipas ofertave të tregut të punës si dhe përgatitja dhe trajnimi i mësimdhënësve sipas standardeve evropiane”/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit