17.5 C
Prizren
E shtunë, 15 Mars, 2025

Pesë filma kosovarë, në festivalin e filmit në Turqi

Festivalin e filmit ne TurqiNë Ayvalik të Turqisë të enjten fillon festivali ndërkombëtar i filmit ku anëtar jurie do të jetë edhe një regjisor kosovar.

5 filma të regjisorëvë kosovarë do të marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar të filmit që do të mbahet nga 14 deri më 17 nëntor në Ayvalik te Turqisë.

Në “Ayvalik International Film Festival” do të marrin pjesë regjisorët: Burim Haliti me filmin “Invitation of Radio”, Sabri Pajaziti me filmin “Skenderi”, Besim Ugzmajli me filmin “Erë”, Fatlum Haziri me filmin “Biçikleta” si dhe Ersin Shamli me filmin “Ujë dhe varre”.

Përzgjedhjen e filmave e ka bërë drejtori i festivalit Nail Pelivan, shkruan KultPlus. E veçanta në këtë festival filmi është se anëtar jurie do të jetë edhe regjisori Burim Haliti i cili bashkë me anëtarët e tjerë do të bëjnë vlerësimin e filmave, dhe do të ndajnë çmimet për filmat më të mirë.

Në kuadër të festivalit do të organizohen edhe debate para mediave, kineastëve turq dhe ndërkombëtar për kinematografinë shqiptare në përgjithësi, si dhe bashkëpunimet ndërkombëtare në mes të kinematografisë shqiptare, asaj turke dhe të shteteve të tjera në përgjithësi.

Më Shumë

KQZ shpallë rezultatet përfundimtare, Vetëvendosje e para me 42.30%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të nëntë shkurtit, të cilat u miratuan më 10 vota për më shumë se...

Përkujtohet Beteja e Jeshkovës

Të martën, është shënuar përvjetori i 26-të i njërës nga betejat më të lavdishme të UÇK-së në komunën e Prizrenit, asaj të Jeshkovës. Mëngjesin e...

Lajmet e Fundit