2.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Pesë modele të rrobave të banjës që janë në modë këtë verë

Sezoni i rrobave të banjës dhe aroma e detit tashmë janë këtu.

Ky është momenti i duhur për të parë se cilat modele do të shënojnë sezonin në vazhdim.

Rrobat e banjës klasike me një copë nuk dalin kurrë nga moda, por vera e vitit 2022 sjell një seri të re tendencash argëtuese për ju që t’i provoni.

Në këtë artikull janë disa nga modelet kryesore të rrobave të banjës, që do t’ju mahnisin këtë sezon, nga të rehatshmet deri te ato me shkëlqim joshës dhe dekolte të thellë.

Rroba banje me rrip

Në vend të rrobave të banjës klasike një copë, këtë vit fokusi është tek ato të pasuruara me rrip. Qoftë një version i ngushtë, minimalist apo një rrip i gjerë me një shtrëngim elegant, ky detaj është padyshim ai që bën diferencën dhe nxjerr në pah në mënyrë perfekte belin, duke krijuar një efekt ‘orë rëre’, një detaj që e bënë të gjithë veshjen shumë elegante.

Shkëlqim dhe glamur

Pas dy vitesh pandemie, festa dhe mbledhje të anuluara, më në fund ka ardhur momenti për të kompensuar atë që ka munguar. Për këtë arsye, rrobat e banjës me shkëlqim janë një zgjedhje e shkëlqyer për këtë verë, shkruan revista “Elle”.

Rroba banje të thjeshta

Bikinit e thjeshta janë gjithmonë një ide e mirë. Ky model jo vetëm që i përshtatet të gjitha llojeve të trupit, por është edhe shumë fleksibël, kështu që mund ta rregulloni dhe stiloni lehtësisht në mënyrën që ju përshtatet më së miri në momentin e caktuar.

Rroba banje me shirita

Këtë sezon në modë janë modelet praktike. Si çdo investim i mirë, ato shtrihen dhe përshtaten me konturet e trupit, duke fshehur çdo defekt. Këto rroba banje janë perfektë për adhuruesit e sporteve ujore apo volejbollit në plazh.

Dekolte e thelle

Prerjet delikate janë shumë të dëshirueshme këtë sezon, veçanërisht kur bëhet fjalë për veshjet verore dhe rrobat e banjës. Ato i rezistojnë tendencave, pasi i japin siluetës klasike një pamje të re, dhe më të freskët.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Zafir Berisha garën për deputet e fillon nga vendlindja

Kandidati për deputet i koalicionit Nisma-AAK, Zafir Berisha, ka filluar betejën politike për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nga fshati i lindjes, Billushë. “Ky është...

Mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku shqiptoi policia gjatë një dite

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 746 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 36 aksidente me...

Lajmet e Fundit