Pesë të vdekur e shumë të lënduar në një aksident masiv në Teksas si pasojë e ngricave

Pesë të vdekur e shumë të lënduar në një aksident masiv në Teksas si pasojë e ngricave

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar nga një aksident masiv që ka ndodhur sot në Teksas e ku u përfshinë 75 deri në 100 automjete.

Shumë vetura dhe kamionë kanë goditur njëri-tjetrin, për shkak të stuhisë së borës dhe ngrirjes që ka pushtuar këtë pjesë së fundmi.

“Automjetet janë copëtuar”, ka thënë Matt Zavadsky zëdhënës i MedStar që kryen shërbime me ambulancë në këtë pjesë.

“Shumë prej tyre kanë hipur mbi njëra-tjetrën dhe do të duhet shumë kohë për ta zgjidhur këtë lëmsh”, ka vazhduar ai.

Më shumë se 30 persona janë dërguar në spital, disa prej të cilëve me lëndime serioze, bëri të ditur Zavadsky.

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit