2.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Petro Marko, një mësim për shoqërinë

Petro MarkuPetro Marko ka një përvjetor të madh për pak ditë. Një datë, që shënon 100-vitet e ditëlindjes së tij, kohë që besohet se do t’i përkujtohet me nderimin e duhur. Por, në atë ditë, ata që do të kenë një farë vetëdije qytetare, duhet t’u mjaftojë të kujtojnë edhe për vuajtjet e këtij njeriu.

Të nisura që herët në jetën e vet, ato e ndoqën përgjatë të gjithë jetës. Në këtë letër që po e botojmë për herë të parë, kemi një shfrerje qytetare të tij, sesi ia kanë përdhosur idealin. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të lexojmë mes rreshtave dhe të mos paragjykohet besimi në idealin komunist, që në atë kohë ishte në front të gjerë ndër masën e madhe të njerëzve. Ai flet me dhimbje për jetën e vet, gabimet e veta njerëzore, pjesa më e madhe e të cilave vinë prej sinqeritetit dhe shpirtit të tij artistik, por më shumë kudo flitet për zhgënjimin e vet. Është interesant kjo pasqyrë e re që na jep për ikonën e komunistëve Ali Kelmendi sesi stërhallesh në Francë, duke luajtur bixhoz dhe sesi i ka shpërdoruar pa iu dridhur syri paratë që duhet të shkonin drejt familjes së Petros.

Më i dhimbshëm është roli i Nako Spirut (nëse ai nuk e tepron), që në të ritë i ngacmon familjen, por më e dhimbshme akoma është sjellja e hetuesve ndaj tij. Çuditërisht prokurori ka folur mirë por dëshmitë që jepen ndaj tij prej hetuesve servilë janë të këqija dhe gjithnjë e më të këqija. Megjithatë, ajo që duam të theksojmë është mjedisi meskin i paraardhësve tanë, që ndryshon fare pak nga të sotmit. E akuzojnë për paratë me pikatore që merr për të bërë ABC-në që mundi të botohet vetëm në një numër, sesi akuzohet e akuzohet për të gjithë jetën. Shfrimi i Petros në këtë letër nga burgu më 5 Maj të vitit 1949 është më shumë se i dhimbshëm. Është trishtimi për idealin e marrë nëpërkëmbë, meskinitetin e shoqërisë së prapambetur shqiptare që tani e kupton më së miri dhe që në këto momente të vështira, ka mundësi t’ia sendërtojë të keqen.

Zhgënjimi për komunistët dhe partinë e tij për të cilën ka sakrifikuar dhe ka vuajtur është i tejmatë. E keqja fshihet si struci dhe në sipërfaqe kanë dalë servilët dhe njerëzit që manipulojnë. Kjo nuk është më dhimbje por është fytyra e shoqërisë shqiptare që duhet thënë se pak ka ndryshuar në thelbin e vet. E ardhur nga një realitet shumë osman që zgjati me shekuj, ajo nuk i shpëtoi plagëve shoqërore që i ka pasur të plazmuar.

Në këtë masë, përballet personazhi ynë duke parë se edhe ideali nuk i ndryshon aq lehtë shoqëritë. Tek e fundit, tradita është themeli ku mbahen shoqëritë dhe duhen disa revolucione që ato të shndërrojnë realitete. Situata shqiptare është shumë specifike dhe e trishtuar për ata që kanë besuar të ndryshojnë. Një nga këta është Petro Marko, që besoj se njerëzit duhet ta lexojnë ashtu si duhet në këtë trishtim të jashtëzakonshëm, ku përfshihet zhgënjimi, pabesia por më shumë trishtimi që njerëzit e tij nuk ndryshojnë dot.

Më Shumë

Dy raste të sfidës ‘Superman’ në shkollat e Prizrenit, Policia dhe Komuna marrin masa

Zyrtarë të qeverisë komunale në Prizren dhe ata të Policisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë ndërmarrë veprime për parandalimin e vetëlëndimeve të nxënësve...

Vendoset gurthemeli i çerdhës në Bellanicë

Është vendosur gurthemeli i çerdhes së re në Bellanicë të Malishevës, ngjarje në të cilën mori pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës,...

Lajmet e Fundit