3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Pezullohet konkursi në Drejtorinë e Turizmit në Prizren, shkaku i parregullsive në përzgjedhje

Arian Pula nga Komuna e Prizrenit është në mesin e kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin e hapur nga kjo komunë për bashkëpunëtor profesional në Drejtorinë e Turizmit.

Ai thotë se nuk arriti të pranohet, edhe pse ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara në këtë konkurs.

Ai ka ushtruar padi, pasi mendon që i është bërë e padrejtë, për çka edhe gjykata themelore ne Prizren vendosi që ta pezulloje këtë konkurs deri në një vendim tjetër, raporton KOHA.

Sipas aktvendimit të Gjykatës, është caktuar masa e përkohshme e sigurimit me të cilin urdhërohet që komuna e Prizrenit të pezullojë këtë konkurs, deri në një vendim tjetër të kësaj gjykate.

Por, avokati i tij thotë se edhe përkundër këtij vendimi, personat e përzgjedhur në këtë konkurs po vazhdojnë të dalin në vendin e tyre të punës. Dhe për këtë ata kanë bërë edhe një kallëzim penal.

KOHA ka provuar të marrë një qëndrim nga zyrtarë të komunës së Prizrenit, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

Komuna e Prizrenit është kritikuar vazhdimisht nga opozita atje për punësim të militantëve partiakë

Më Shumë

Spitali i Prizrenit drejt transformimit, Vitia: Investim mbi 11 milionë euro

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit po përjeton një transformim rrënjësor, falë investimeve...

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Lajmet e Fundit