Pezullohet konkursi për mësimdhënës në Prizren, opozita thotë se humbën mijëra orë mësimore

Organet komunale të Prizrenit, në përputhje me vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar kandidatët që kanë aplikuar në konkursin për mësimdhënës se ky proces pezullohet deri në vendimin tjetër të gjyqësorit.

Në këtë situatë, opozitarët kanë akuzuar drejtuesit e këtij dikasteri dhe të ekzekutivit lokal për ndërhyrje kundërligjore në rekrutimin e mësimdhënësve, duke përsëritur akuzat se si rrjedhojë janë humbur mijëra orë mësimore.

Njoftimi lidhur me pezullimin e konkursit të datës 4 nëntor 2019 është nënshkruar nga drejtoresha e Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, dhe i njëjti është publikuar në ueb faqen e Komunës së Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

“Në bazë të vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren me nr C.nr 1989/19, të datës 05.12.2019, që DKA-ja zyrtarisht e ka pranuar me datë 23.12.2019, Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës jep këtë njoftim: Ju njoftojmë se kandidatët të cilët kanë aplikuar në konkursin me nr 01-111-154376, të datës 4.11.2019, të shpallur nga Zyra e Personelit të Komunës së Prizrenit, sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, konkursi i lartcekur pezullohet deri në një vendim të plotfuqishëm nga organet gjyqësore”, shkruan në njoftim./Koha Ditore/

Më Shumë

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Lajmet e Fundit