Çdo ditë e më shumë, përveç krimeve ekonomike dhe ligjore, ai, i dënuari Ramadan Muja, veç se po i ashpërson sjelljet, të cilat edhe nëse nuk janë të dënueshme për pushtetin e vet mbrojtës, ato janë tejet për gjynah si për të personalisht ashtu edhe për Prizrenin se në duar të kujt ka mbetur.
Nisur nga shumë sjellje të tij që në fillet e hershme te karrierës së tij; ngjashëm edhe që prej “transparencës së tij dhe të PDK-së” që kur gazetari i JNK-së është kërcënuar me thyerjen e kamerës nëse vazhdon të gjirojë bisedën, dhe në shumë paraqitje publike, e deri tek kjo e fundit me udhëheqësin grupit asambleistt të Bashkimit Demokratik, Osman Hajdari të cilit ia bën një kërcënim të pastër duke i thënë “Me bo me të përfshi une ty të kallxoj…”, Ramadan Muja vërtetë do studiuar nga ekspertët e psikologjisë dhe psikiatrisë se si një kryetar qyteti guxon ta mbajë një post të tillë me një gjendje psikologjike çfarë e ka pasur gjithnjë e sidomos në çfarë ka rënë kohëve të fundit.
Por ky nuk ka faj, se krejt këto po i bën pa vetëdije të madhe, dhe se zakonisht pavetëdija shkaktohet nga emocioni, dhe ai emocion i cili ia ul nivelin e vetëdijes mund të shkaktohet nga situata më të ndryshme siç janë; frika nga shantazhi, gëzimi për përfitime të mëdha materiale, frika nga humbja etj. Dhe se është e dëshmuar shkencërisht se njerëzit të cilët të ndikuar nga emocione të ndryshme të cilët bëjnë veprime të paligjshme dhe jashtë normave, për ta i vetmi kthim në gjendjen e mëparshme dhe të vetëdijesimit është rehabilitimi, dhe ai rehabilitim ndryshe quhet burg, e këtë burg nuk pati kush t’ia jepte, dhe se qenia e llojit Ramadan Muja, për të cilin gjykata e Prizrenit ka treguar humanitet në dënimet e tij, kështu është: sa më shumë ta lëmosh aq më shumë ashpërsohet.
Por prap plaku nuk ka shumë faj: fajin e ka pushteti i vet që nuk po e rehaton si duhet por po e maltreton burrin plak, e nuk po e lë të qetë të shkojë e ta vuajë burgun. Sipas Besnik Osmanit, sekretar ne MAPl, deklaruar në emisionin Interaktiv(KTV) letra e fundit e Ramadan Mujës për vetëpezullim drejtuar qytetareve te Prizrenit paska qenë e paligjshme por në anën tjetër diçka jo ilegale ose anasjelltas,(dmth “pshtillja popullit”) dhe ajo nuk ka qenë një vendim i Ramadan Mujës por një veprim i tij, e sipas interpretimit ligjor te MAPL, ata ia kane kthyer përgjigjen qe “ti nuk ke marre nje vendim por ke bërë një veprim, dhe me këtë ne të themi kthehu ne pune se asgjë nuk ke bërë, dhe do të shkarkojmë vetëm nëse nuk kthehesh ne punë për me shume se 30 ditë”.
Ky far veprimi i Ramadan Mujës është, si gjithmonë human ndaj plakut, jo i ndëshkueshëm por vetëm një vërejtje mund edhe të kthehet ndryshe; sipas rritjes se nivelit të ashpërsisë së Ramadan Mujës të kohëve të fundit, nuk është çudi qe plaku të dalë pak sa i hallakatur nga zyra e tij, dhe të thyej xhamat e kuvendit komunal dhe tua kthejë bythën qytetarëve të Prizrenit, dhe pastaj të dalë me një letër publike(vendim) dhe të thotë: “ Unë, Ramadan Muja, kam vendosur që përkohësisht ta pezulloj punën time si kryetar, nga se nuk jam në gjendje ta udhëheq atë…” dhe pastaj kur përsëri t’i kërkohej interpretimi ligjor MAPL-së, ajo do t’ia kthente një përgjigje dhe t’i thoshte: “ kthehu ne punë se ti nuk ke marrë vendim, por ke bërë një veprim të paligjshëm, dhe edhe në këtë rast të falet sepse ke qenë ne afekt nga shantazhi i brendshëm i yti, dhe nga frika e humbjes dhe poshtërimi që të është bërë nga vetë partiakët e tu”…
Haj medet haj, duhet veshur punës e rrëzuar dhe quar në burg këtë garniturë të paftyrë e cila e udhëheq Prizrenin, por për ta ndaluar shkatërrimin e Prizrenit, dhe për t’i ulur gjasat e trazirave në Prizren, të cilat vetë ky pushtet u jep kahje tjetër, duhet që gjykata e shkallës së dytë të reagojë më procedurë të shpejtë dhe ta japë verdiktin përfundimtar dhe t’ia tregojë vendin Mujës, dhe ta lirojë Prizrenin të udhëhiqet nga njerëz meritorë dhe të aftë në çdo aspekt.