7.8 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Plani i Biden për ta çuar vaksinën në çdo shtëpi

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve konfirmuan se zonat ku vaksinimi ishte në shkallën më të ulët po shohin rritje të shtrimeve në spital. Grupmosha më e prekur janë nga 18 vjeç deri 49 vjeç që përbëjnë 40% të të shtruarve. Më herët Presidenti Joe Biden tha se është koha për një fushatë të gjerë informuese për të bindur njerëzit që të vaksinohen .

“Duhet të shkojmë në çdo komunitet, çdo lagje dhe shpesh herë edhe derë më derë, të ndihmojmë pjesën e mbetur të banorëve të mbrohen nga virusi”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë. Disa ligjvënës republikanë u shprehën të shqetësuar nga plani i qeverisë federale për të dërguar njerëz tek shtëpitë e amerikanëve. Administrata Biden sqaroi se Presidenti nuk nënkupton që agjentët do të detyrojnë njerëzit të vaksinohen.

Ndasitë e vazhdueshme partiake duket se po pengojnë përpjekjet për vaksinim. Më pak se gjysma e republikanëve të anketuar nga rrjeti “ABC” dhe “Washington Post” thanë se janë vaksinuar, ose se do të vaksinohen, krahasuar me 93% të demokratëve. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë një të tretën e popullsisë të pavaksinuar kundër COVID-19.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se shkollat duhet të hapen plotësisht në Vjeshtë. Por shtoi se vendimi nëse studentët dhe stafi që janë vaksinuar plotësisht duhet ose jo të mbajnë maska, mund të jetë sërish një çështje partiake. Guvernatorët republikanë në Arkansas dhe Teksas po kundërshtojnë maskat për studentët, ndërsa zyrtarët në Kaliforni, një shtet me prirje demokrate, po kërkojnë vendosjen e tyre, sepse distancimi fizik nuk është gjithmonë i mundur në klasë.

Më Shumë

Dërgohet në burg 23 vjeçari nga Prizreni, ishte dënuar me 14 muaj burgim efektiv për “Narkotik”

Është dërguar në burg 23-vjeçari i cili ishte i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për narkotikët.   Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është dënuar...

Lirohet Haxhi Shala

Është liruar Haxhi Shala. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Flakroni përmes një fotografie të postuar në Facebook. “Mirë se erdhe në atdhe,...

Lajmet e Fundit