10 C
Prizren
E enjte, 2 Shtator, 2021

Murati: Brenda muajit ngritet aktakuza për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur për vjedhjen e 2.1 milion eurove nga Thesari i Shtetit, duke shtuar se beson se brenda këtij muaji së paku duhet të ngrihet aktakuzë nga prokuroria për këtë rast.

Murati ka thënë se procesi është ende në prokurori, derisa, nuk mund të jep shumë detaje, sepse kjo ka qenë kërkesa e prokurorisë, që ai të mos prononcohet për këtë rast.

Tutje, ai ka thënë se është stërzgjatur procesi, e shpreson që brenda këtij muaji të paktën të bëhet ngritja e aktakuzës.

”Procesi aty është në prokurori, jam interesu patjetër, nuk muj me dhanë shumë detaje, marrë parasysh se ka qenë kërkesë e prokurorisë që të mos prononcohem lidhur me detajet, por po shpresoj që ish dashtë shumë shpejt, se nëse nuk bëhet edhe këtë muaj, jemi tu fol për një stërzgjatje të procesit, s’paku me ngrit aktakuzë, jemi tu fol për një çështje për të cilën s’ka pas dilema kohore çka ka ndodhë, e qysh ka shku puna, nuk ish dashtë me marrë kaq gjatë. Po besoj që shumë shpejt duhet me vepru, në vazhdimësi po e përcjellë procesin çka po ndodh”, ka thënë ministri.

“Po pres prej diskutimeve që i kemi pas me pas një llogari kalimtare, mjetet që janë të bllokuar me kalu në një llogari në Bankën Qendrore, e mjetet t’i kemi aty”, deklaroi Murati në emisionin DPT te Fidani në Televizionin T7,

Labinot Gruda dhe Kadri Shala janë duke qëndruar në paraburgim, si të dyshuar për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit ndodhi në tetor të vitit 2020, ku përmes një konference të jashtëzakonshme për media, ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami njoftoi opinionin për një vjedhje jo të zakonshme.

Ajo bëri të ditur se nga Thesari i Shtetit ishin “avulluar” më tepër se 2 milionë euro.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte njoftuar se lidhur me këtë rast ka bllokuar 34 llogari bankare dhe janë bllokuar 600 mijë euro si dhe janë sekuestruar 4 vetura.

“Ju njoftojmë se janë ngrirë 34 llogari bankare, të bizneseve në të cilat janë transferuar të hollat nga i pandehuri K. SH, pronar i (LDA Group). Vlen të theksohet se deri më tani shuma e përgjithshme e ngrirë është rreth 600,000 euro, janë sekuestruar 4 automjete vlera e përafërt e të cilave është 100,000 euro”, kishte bërë të ditur Prokuroria përmes një njoftimi.

Më Shumë

176 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalin e Prizrenit

Raporti ditor i ShSKUK-së ka treguar për rastet e spitalizuara me COVID-19 nëpër klinkat COVID dhe spitalet e përgjithshme. Në klinikat Covid dhe spitalet e...

Bilanc lufte në Kosovë, 36 të vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 36 viktima nga COVID-19, raporton Gazeta Express. Ky është numri më i lartë i viktimave i...

Profil/ Kush ishte Abdullah Karjagdiu

ABDULLAH KARJAGDIU (1936-2021) Profesor, autor, përkthyes. Lindi në Prizren. U diplomua për gjuhë e letërsi angleze në Universitetin e Beogradit (1961), magjistroi në Universitetin e...

Flamuri i Kosovës vendoset në Beograd

Flamuri i Kosovës është vendosur në kryeqytetin e Serbisë në eventin “International boxing day”. Një lexues i Ekonomia Online ka dërguar një fotografi direkt nga...

Nga 6 shtatori të gjithë kosovarëve do t’u kërkohet pasaporta e vaksinimit për të hyrë në Shqipëri

Shqipëria ka shtrënguar masat Anti-COVID për shkak të gjendjes me pandeminë. Me këtë rast, Shqipëria ka marrë vendim që të gjithë ata që hyjnë në...

Totaj prezanton sloganin e fushatës: Bashkë për Prizrenin

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka prezantuar sot sloganin e tij fushatës për zgjedhjet lokale “Bashkë për Prizrenin” Në postimin e...

Burri në Prizren kërcënon gruan dhe djalin për shkak të banesës

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Policinë Rajonale të Prizrenit. Siç njofton Policia, një burrë e ka kërcënuar gruan edhe djalin...

Shtyrja e vitit shkollor? – flet kryetari i SBAShK-ut

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se janë në pritje të vendimit të Ministrisë së Arsimit...

Mbappe mbetet në PSG

Tashmë afati kalimtar veror, zyrtarisht është mbyllur dhe sulmuesi Kyliam Mbappe ka mbetur në PSG. Kujtojmë që Real Madrid ka bërë disa oferta në drejtim...

Shtetasi i Shqipërisë nuk e pranon fajësinë se ia dha 10 euro ryshfet policit në Vërmicë

I pandehuri Qamil Halilaj, në seancën fillestare të mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, nuk e pranoi fajësinë për dhënien e 10...

Japoni/ Një substancë e çuditshme gjendet në vaksinat Moderna

Japonia ka lënë në pritje një pjesë të vaksinave Moderna pasi një substancë e huaj u gjet në një shishe. Një farmacist pa disa grimca...

Gastronomët kërkojnë që të ndryshohet kjo pikë nga masat

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës thotë se vendimi i Qeverisë për shtrëngimin e masave, më saktësisht pika ku flet për punën e gastronomëve, është...

Tri raste të dhunës në Prizren

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar lidhur me rastet e dhunës në familje, që janë raportuar brenda një dite në Prizren. Raporti I...

“Çdo gjë kam humbur…”, rrëfimi i gazetares afgane që po strehohet në Shqipëri

Ziagul Azimi është 27 vjeç. Në Afganistan punonte gazetare për të drejtat e grave në një televizion në Kabul. Por tashmë ka lënë aty familjen...

Ekspertët kërkojnë që mjetet nga Bonot e Diasporës të përdoren për investime strategjike

Njohësit e çështjeve ekonomike po e cilësojnë hap të rëndësishëm të Qeverisë fillimin e emetimit të Bonove të Diasporës, të cilat do të shfrytëzohen...

Quni: Gropa te Sheshi i Lidhjes po e rrezikon jetën e njerëzve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, premton se do të zgjidh problemin e gropës te Sheshi i Lidhjes, i cili që...

Lajmet e Fundit