9.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Plani i Qunit për turizmin në Prizren

Anton Quni, kandidat i LDK’së për kryetar të Prizrenit ka shpalosur në emisionin DPT te Fidani në T7 planin e tij për turizmin në këtë qytet.

“Kur flasim për turizmin, Prizreni është si qendër shpirtërore e shqiptarëve për vendimet e mëdha që janë marrë në të kaluarën por edhe me gjithë ato vlera që i ka me monumente kulturore, fetare,, historike dhe natyrën e bukur përreth mundet me i ngrit në shërbim të turizmit”, tha Quni.

Kandidati i PDK-së, Islam Ukaj, kërkon votën për Kuvend të Prizrenit

“Tani ne nuk flasim vetëm për infrastrukturën fizike, shembull ne e kemi parapa një teleferik. Ajo është një çështje që mundet me e ndihmuar fushën e turizmit por po flasim për një kulturë më të përgjithshme. Thjeshtë të gjithë qytetarët me ndje vetën pjesë të asaj kulturës”, theksoi ai.

“Vjen në Prizren, vijnë turistët por nuk gjejnë asnjë agjencion të vetëm për informata se çka mundem me vizitu ose që ofron cicëron, që njeh disa gjithë dhe ka njohuri për Prizrenin dhe udhëheq turistët”, shpjegoi ai.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Lajmet e Fundit