Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një person

Një ndejë me muzikë live që u organizua në Lybevisht të Dragashit përfundoi me përleshje në orët e para të së enjtes.

Konflikti verbal mes dy personave eskaloi në përdorimin e thikës, me ç’rast u ther me thikë një 23-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Për motive ende të panjohura, burimet nga Prokuroria thonë se i dyshuari B.Q., 25-vjeçar ka sulmuar me thikë viktimën pas një fjalosje që patën me njëri-tjetrin. Si pasojë e plagëve, i riu u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, teksa i dyshuari ia kishte mbathur.

Siç mëson Sinjali, pas disa orësh në arrati, ai u bë pishman dhe vendosi të dorëzohej në Polici.

Hetuesit e intervistuan në lidhje me rastin, ndërkohë që paraprakisht kishin dëshmuar edhe disa pjesëmarrës që kanë qenë në këtë organizim.

Pas përfundimit të procedurave, ndaj të dashurit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Më Shumë

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit