15.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Pllajniku, fshati i dimrave të gjatë

Fshtai Pllajnik ka një mal traditash dhe ka plot histori. Abaz Çengaj është shprehur për gazetën “Kosova Sot” se” Pllajniku paraqet kulmin e fshatrave të Opojës, i cili shtrihet në pllajën e Sharrit, në lartësinë mbidetare 1350 metra. Sipërfaqet e mëdha të kullosave malore, të cilat kanë nxitur popullsinë që të merret me blegtori, kanë qenë faktori kryesor, që këtu ka mbajtur popullsinë.

Sikurse edhe Xërxja, edhe përkundër ndërtimit të rrugës në Pllajnik, popullsia e këtij fshati vazhdimisht po shpërngulet. Përkundër përpjekjeve të shkrimeve serbo-sllave, që etimologjinë e emrit Pllajnik e shpjegojnë duke e përkthyer nga pllanina – pllaninik në Pllajnik, ky toponim ka rënien shumë të sigurt të emrit shqip Pllajë, ku edhe është i ngritur fshati.

Në dokumente të shkruara osmane të vitit 1575 e gjejmë me emrin Pllajnik. Pllajniku po ashtu është fshat i vjetër i Opojës. Sa i përket numrit të banorëve, në vitin 1991 i kishte 49 shtëpi me 492 banorë. Sipërfaqja e tij është 5, 96 km2 ku jetojnë 492 banorë në 48 shtëpi. Mëhallët e Pllajnikut janë Çengaj, Berishë, Çuse dhe Domuzet. Pllajniku ka shkollën fillore katërklasëshe, xhaminë dhe shitore. Toka e Pllajnikut është kryesisht kodrinore-malore.

Shuarja e zjarrit

Në fshatin Pllanjik është Teqeja e Babës Ramë. Sipas legjendës, thuhet se Teqeja e Ramadanit-Baba Ramë, ishte baba i Ramadanit që ka një histori 300-vjeçare. Abaz Çengaj, intelektual nga Pllajniku, tregon se ky fshat është kurora e Opojës. Ai thotë se ky fshat pos për ajrin e pastër dallohet edhe për Teqenë e Babës Ramë. Legjenda thotë se Babës Ramë luftëtar në Turqi iu dogj shtëpia e tij dhe ai u pa duke e shuar zjarrin dhe kur u kthye nga Turqia familjaret dëshmuan se ky kishte qenë në shuarje të zjarrit. U shtri dhe u nga aty e varrosën. Shumë njerëz, të cilët vinin për shërim, e sidomos për lindje dhe kishin vizituar këtë teqe, kishin gjetur shërim. “Nga ajo ditë, e enjte, kur Baba Ramë kishte ndërtuar këtë e deri më sot, çdo të enjte familjarët ndezin qirinj. Ka dëshmi se shumë nga ata që e vizituan këtë Tyrbe kishin gjetur shërim”, tregon Bashkim Çengaj, njëri nga përgjegjësit e Tyrbes. Teqeja përbëhet nga veglat e punës dhe armët e luftës që i kishte përdorur Baba Ramë. Mirëpo, ka edhe mjete të tjera, të cilat gjenden në familjen e vjetër Shehu.

Lënia e nezrave

Ajnishahe Gashi thekson për gazetën “Kosova Sot” se, edhe pse ishin martuar plot 12 vjet e s’ patën fëmijë, kjo i detyroi që të kërkonin shërim në tyrben e Pllajnikut. “Shkuam atëherë në këmbë, se nuk kishte mundësi ndryshe. Bëmë një nezër dhe fjetëm atje. Pas kësaj, Zoti na gëzoi pastaj me pesë fëmijë. Ky ishte një gëzim për familjen tonë. Ne kishin vizituar edhe tyrbe të tjera e teqe, por ilaçi u gjet në Pllajnik. Pastaj kam dëgjuar shumë raste se njerëzit atje kanë bërë ‘nezra’ për gjëra që kanë humbur, si dukat ose tjetër send me vlerë, kanë ndezur një qiri atje dhe kanë pasur sukses”, është shprehur ajo.

” Ato janë gjetur, ose janë kthyer nga ai që i kishte marrë, sepse ishin bërë pishman. Kurse arsyetime kanë bërë se ose e kishin marrë fëmija ose i kanë gjetur. Sidoqoftë, të gjitha këto janë edhe shumë dëshmi të tjera që kanë bërë këtë teqe të famshme “, tregon ajo. Besohet se në këtë teqe kanë gjetur shërim edhe çifte të tjera. Çengaj pohon se Teqeja e Babës Ramë është teqe e gëzuar. Çengaj tregon edhe për Gurin e N’drehut dhe shumë tradita të tjera, të cilat i ka ky fshat. Por, mbi të gjitha, ky fshat ka ruajtur traditën e mikpritjes. Kushdo që kalon në këtë fshat, ende shtrohet buka në oda të Pllajnikut.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit

Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë sot një aktivitet në mbrojtje të mjedisit dhe habitatit natyror në Parkun Kombëtar...

Ylli shpallet kampion i Ligës U14 te meshkujt

Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Ligës U14 te meshkujt. Në finale ka mundur Grapeland me rezultat 77:60 dhe në edicionin e ardhshëm do...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit