Sot, betohet Mytaher Haskuka

Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të betohet sot në Kuvend.

Po ashtu do të inaugurohet edhe Kuvendi Komunal, shkruan PrizrenPress.

“Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës do të mbahet më 22 dhjetor 2017 (e premte), në orën 10:00 “,njofton

Zyra për informim e Komunës së Prizrenit.

Mytaher Haskuka është zgjedhur kryetar në zgjedhjet e 19 nëntorit.

Ai, detyrën e ka marrë zyrtarisht edhe nga ish-kryetari Ramadan Muja./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit