27 C
Prizren
E premte, 6 Qershor, 2025

A po lind një armiqësi e re mes Tiranës dhe Prishtinës?

etëm pak sekonda pasi futbollisti Milot Rashica deklaroi se do të luajë për kombëtaren e Kosovës, në faqen e tij në FB kishin mbërritur me dhjetëra komente të mbushura plot me fyerje dhe kërcënime.

Nëse u hidhje një sy, e kuptoje se shumë shqiptarë të Shqipërisë ishin të irrituar me vendimin e kosovarit.

Por a është ky vetëm një pasion i momentit?

Analisti Armand Shkullaku mendon se Tirana dhe Prishtina kanë hyrë në një debat të rrezikshëm, edhe pse po bëhet për futbollin.

“Fanella e Kombëtares ka mjaftuar për të hedhur në një qoshe xhamadanin vija- vija dhe për të ngritur një pikëpyetje të madhe. Sa ndihemi afër njëri- tjetrit?

Po të shohësh polemikat e herëpashershme që shpërthejnë në media (futbolli, muzika serbe, qëndrimi ndaj Beogradit, e deri tek përvojat personale në të dyja anët) krijohet përshtypja se kemi qenë më mirë kur nuk kemi qenë bashkë. Ose më saktë, kur nuk njiheshim,” shkruan ai në gazetën Mapo.

“Mjafton një debat për sportin për të treguar se sa e paqëndrueshme është lidhja jonë, se si një raport kaq i rëndësishëm mund të varet edhe nga një top futbolli. Sepse ky debat në fakt është produkt i njohjes tonë të mangët dhe të cekët. Cektësi që, sapo gjen rastin, shpërthen në arrogancën idiote dhe të pakuptueshme të Tiranës, apo në mllefin dhe cinizmin e tepruar të Prishtinës. E që mund të degradojë në “luftë të ftohtë” pikërisht për shkak se buron nga zemërimi primitiv i “asaj që po ta bën i yti” dhe jo nga analiza e defekteve të shoqërive tona.

Kjo që po ndodh mes nesh është pasojë e shoqërive të mbyllura, që vlerësimin për njëra- tjetrën e bazojnë tek historia, simbolet, folklori dhe jo tek përditshmëria, dija dhe arsyeja. Prandaj dhe sherri bëhet më i zhurmshëm, sepse nuk është pasojë e arsyetimit por e zhgënjimit apo lëndimit fëminor: Si mundet dikush i Shqipërisë ta thotë këtë për ne? Si mundet një i Kosovës të flasë keq për Shqipërinë? Ne presim nga njëri- tjetri diçka përtej marrëdhënies normale njerëzore, një lloj sakrifice, përbetimi dhe dashurie pa kushte, që buron nga drama apo krenaria e të qenit shqiptar dhe jo një raport besimi e vlerësimi që krijohet duke jetuar e komunikuar çdo ditë. Ne ua kemi mbivendosur ngjarjet e mëdha përditshmërisë tonë, duke i marrë frymën normalitetit njerëzor,” shkruan Shkullaku.

Më Shumë

54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Prizreni në prag të lavdisë: Një fitore larg titullit të kampionit

Sot, kryeqyteti historik i shqiptarëve është në pritje të një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e ekipit të tij futbollistik. Prizreni është...

Lajmet e Fundit