“Po më dërgon mesazhe e foto provokative”, një femër në Prizren denoncon rastin e ngacmimit

Një femër në Prizren e ka raportuar dje në Polici, një rast të ngacmimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, viktima ka deklaruar se një person i panjohur e kishte ngacmuar vazhdimisht, duke i dërguar mesazhe dhe fotografi të ndryshme, provokative.

I dyshuari, sipas gruas, ka disa muaj që po e ngacmonte përmes rrjetit “Viber”, duke i dërguar fotografi e mesazhe nga dy numra. Por edhe pse e kishte bllokuar, i njëjti ka vazhduar ta ngacmojë, përmes një numri tjetër.

Ngjarjen e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se është iniciuar rasti si ngacmim.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit