19.2 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Poezi: Frigoriferi klasor

Ndoshta 2003 / 2004. Klasa e katërt fillore.

Burri i shitores ballë shkollës

Në frigoriferin e tij të madh

Mbante distinktivët klasorë.

 

Ata që pinin Multi Sola ishin klasa e mesme e lartë.

Ata që pinin RC Cola ishin klasa e mesme e ulët.

Ata që s’pinin fare ishin klasa punëtore.

Ata që vështronin ishin të varfrit.

 

Dikush i klasës së mesme të ulët

… nganjëherë vetë-varfërohej për një ditë e gjysmë,

Që sot të blinte një Multi Solë me paratë e kursyera dje.

Filan fëmije një ditë vodhi  diku një shumë parash

Dhe rroi si klasë e mesme e lartë për nja dy javë

Bashkë me tre shokët e tij të klasës që i qeraste.

 

Dikur u zu.

Mbeti pa klasë.

Pa dinjitet.

Mbet’ shkret.

 

Fëmijë që ha gjyqin e tollovisë

Në të cilën e kanë katandisur të rriturit.

Endet i molepsur, barkthatë,

Dikush bythën butë në kolltuk

Tund kokën mendje-ngratë,

E quan të paedukatë.

 

T’i definosh përkatësitë klasore

Përmes SOKAVE.

 

Dikush në atë ftohës e sheh parajsën

E dikush ferrin.

Secili luftuaka me armët që ka:

Dikush e blen,

E dikush do ta thyejë frigoriferin.

Dhe ky s’është promovim.

As aprovim.

Është veç konstatim.

 

23.03.2021

Lum Gashi

Më Shumë

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

(I plotësuar) Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi...

Kjo është marrëveshja PDK – LDK në Prizren (Dokument)

Është zyrtarizuar para pak minutash koalicioni mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit