Poezia e Shehut botohet nga ‘Miombo Publishing’ në Zimabwe

Poezia shqipe ka kohë që ka tejkaluar kufijtë e Ballkanit dhe Evropës. Falë poetit Fahredin Shehu emri i Kosovës tash e tutje do të përmendet edhe në qarqet artistike dhe intelektuale të Afrikës.

Kjo paraqet një sfidë të re për letërsinë shqipe, gjë që e vendos atë në mesin e letërsive të mëdha botërore.

Shehu tani emër i shquar i letërsisë shqipe botohet në Afrikë më konkretisht në Zimbabwe.

Edhe më herët krijimtaria e Shehut është botuar në Nigeri, por kësaj radhe ky botim paraqet depërtim serioz në kontinentin Afrikan.

Shehu ka theksuar se përpos Zimbabwes, poezia e tij shumë shpejt do të botohet edhe në Botswana dhe Republikën Jugafrikane.

Shehu është autor i më se 15 titujve letrar përfshirë, poezi, ese, romane etj., të botuar në Angli, ShBA, Portugali, Itali, Serbi me libra poetik, ndërsa poezia e tij është përkthyer dhe botuar në antologji të shumta botërore në veçanti ato, të cilat bëhen për të drejtat e njeriut dhe është njëri nga poetët më të përkthyer shqiptar.

Shehu është drejtor për kulturat dhe publikimet joamerikane pranë Inner Child Press International LTD në New Jersey, ShBA.

.

https://miombopublishing.wordpress.com/2018/05/15/rahovec-born-fahredin-shehu-is-a-poet-of-global-stature-time-of-the-poet/

Më Shumë

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Lajmet e Fundit