9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Pogba ka klauzolë që e lejon t’i ribashkohet Juventusit

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka një klauzolë e cila ia lejon atij ribashkimin me Juventusin, megjithëse ka pak mundësi të ndodhë.

Mesfushori francez iu ribashkua “Djajve të kuq” nga Juventusi në verën e vitit 2016 për një shumë rekord botëror për atë kohë, në vlerë 105 milionë euro plus 5 tjera bonus.

Megjithatë, në javën e fundit Pogba vazhdimisht është lënë në stol nga trajneri Jose Mourinho, gjë që ka nxitur spekulime se ai do të largohet në fund të këtij sezoni.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, ka ekzistuar një klauzolë në marrëveshjen e cila e çoi Pogban në “Old Trafford” që do t’ia lejonte Juventusit mundësinë për ta riblerë atë për 60 milionë euro.

Nëse sikur të ndodhte kështu, paga e tij prej 12 milionë euro nuk mund të përballohet nga Juventusi dhe nuk është e sigurt se “Zonja e vjetër” do të dëshironte ta kthente atë duke ditur se ai kishte bërë presion për t’u transferuar në Angli.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit dhe ‘Hidroregjioni Jugor’ diskutojnë për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe infrastrukturës teknike

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, MSc Osman Hajdari, së bashku me menaxhmentin e institucionit, zhvilloi një takim pune me udhëheqësit e...

Nënkampioni kundër kampionit

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë. Derbi do të jetë të dielën ndërmjet nënkampionit Bashkimit dhe kampiones, Trepça, njëherësh edhe vendi...

Lajmet e Fundit