22.8 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Pogba lëndohet keq, humbet pjesën e mbetur të vitit 2021

Paul Pogba do t’i mungojë Didier Deschamps-it për ndeshjet e nëntorit.

Mesfushori i Manchester United ishte grumbulluar me gjelat, por sot u largua nga grupi.

Arsyeja, sipas doktorëve të kombëtares franceze, është një lëndim që Paul Pogba ka pësuar.

Sipas raportimeve të para, Pogba do të mungojë diku rreth tetë ose dhjetë javë.

Mesfushori francez kështu humbet pjesën e mbetur të vitit 2021.

Pogba së fundmi ka rënë në syrën e kritikëve, për formën e dobët që po kalon me Manchester United.

Francezi madje edhe e ka humbur vendin konstant të titullarit, pasi që trajneri Solskjaer vendosi të ndryshonte formacionin në 3-5-2.

Momentalisht, Paul është zgjedhje e tretë, pas Fred dhe McTominay.

Situata e tij në Angli është shumë e paqartë, dhe ende nuk dihet nëse ai do e rinovojë kontratën apo do largohet me parametra zero në fund të sezonit.

Emri i tij vazhdon të jetë ndër më të përfolurit e merkatos, dhe duket se kështu do mbetet deri në fund të këtij sezoni.

 

Më Shumë

Igor Jovovic emërohet trajner i ri i Bashkimit

Klubi Basketbollistik Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht emërimin e malazezit Igor Jovovic si trajner i parë i skuadrës për edicionin 2025/2026, duke synuar një etapë...

Mot i nxehtë: Temperaturat arrijnë deri 37°C

Për ditën e sotme parashikohet mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Sipas IHMK-së, gjatë ditës, në pjesën perëndimore priten edhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale...

Lajmet e Fundit