Polica flet për 61-vjeçarin që u gjet i vdekur dje në Prizren

Shtetasi i Shqipërisë, Vangjush Çerkezi, 61 vjeç, gjatë ditës së djeshme u gjet pa shenja jete në banesën ku jetonte me qira në Prizren.

Çerkezi punonte në projektin e Kalasë së Prizrenit dhe ishte skulptor me profesion

Dje ai nuk ishte paraqitur në punë dhe kolegët e tij i kishin shkuar te banesa ku edhe e kishin parë atë pa shenja jete. Të njëjtit e kanë lajmëruar rastin në Polici, përderisa ekipi i Emergjencës e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha. Ai tha se trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion përderisa nuk janë vërejtur rrethana tjera të dyshimta.

“Një qytetar, skulptor me profesion, nuk është paraqitur në punë. Ai është gjetur afër tavolinës së punës në banesë pa shenja jete”, tha Haziri.

Express mëson se familja e të ndjerit ka prejardhje nga qyteti i Korçës dhe jetojnë në Greqi, ata janë informuar nga Policia për vdekjen e Çerkezit.

 

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit