30.2 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Policia apelon shoferët: Kujdes, mjegulla është rrezik

Policia e Kosovës ka apeluar që shoferët të kenë kujdes pasi që është shfaqur mjegulla.

 

“Ka filluar shfaqja/prezenca e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët. Mos harroni se ngasja në mjegull është e rrezikshme! Mbani në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve”, shkruan në kumtesë.

“Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe”.

Tutje në komunikatë thuhet se mjegulla mund të krijojë një iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë. Prandaj, thuhet që vëmendja të mbahet, dhe të mos shpejtohet.

“Ndizni dritat gjatë ngasjes, por mos ndizni dritat me rreze të gjatë! Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin”.

“Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës! Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes!Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes”.

Më Shumë

Arkivi me 90,000 artikuj i këngëtarit legjendar hapet të shtunën

Nga kostumet vezulluese të ‘Ziggy Stardust’ dhe tekstet e këngëve të shkruara me dorë, te letrat dhe shënimet e fansave rreth një muzikali të...

Nezir Çoçaj sqaron takimin me deputetin e VV-së, Arbër Rexhaj: Ishte kafe miqësore, jo marrëveshje politike

 Pas publikimit të fotografisë së takimit të tij me deputetin e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, kandidati i Nismës Socialdemokrate për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Nezir...

Lajmet e Fundit