5 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Policia dhe AVUK me aksion në Prizren dhe Suharekë, mbyllen disa lokale dhe shqiptohen shumë gjoba

Policia në bashkëpunim me Inspektorët e AVUK-ut, në kuadër të zbatimit të masave anti covid, kanë realizuar kontrolle në disa lokale në Prizren dhe Suharekë.

Nga 68 lokale të kontrolluara Policia dhe Inspektorati ka evidentuar parregullsi dhe nga ku tri prej tyre janë mbyllur dhe janë shqiptuar 18 fletparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe 5 në Suharekë.

Ndërsa policia në këtë aktivitet ka gjetur parregullsi në disa raste ka shqiptuar 32 tiketa për mosmbajtje të maskës dhe 9 tiketa për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohen nga ora 22:30-05:00./Gazeta Blic/

 

Më Shumë

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë,...

Ballkani shkëlqen ndaj Dritës, rikthehet në krye të tabelës

Ballkani ka shënuar fitore të madhe në derbi ndaj Dritës me rezultat të thellë 3:0, në kuadër të Albi Mall Superliga e Kosovës, duke...

Lajmet e Fundit