6.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Policia e Kosovës: Rritet numri i gjobave në trafik, do të aplikojmë masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit

Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim për qytetarët, pas raportimeve të shumta të aksidenteve kohëve të fundit.

“Rastet e raportuara për humbje të jetëve njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore po bëhen tepër shqetësuese për të gjithë. Policia e Kosovës bashkë me kërkesat e vazhdueshme për kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga drejtuesit e automjeteve ka ndërmarrë disa aktivitete dhe fushata vetëdijësuese për respektimin e rregullave të trafikut, si: respektimi i shenjave nëpër rrugë, kufizimi i shpejtësisë, vënia e rripit të sigurisë, etj. Dhe përveç kësaj në vazhdimësi janë realizuar operacione policore në funksion të zbatimit të ligjit të trafikut që bie në fushëveprimin policor”, thuhet në njoftim.

Policia raporton se gjatë vitit 2018 janë shqiptuar gjithsej 4000,95 kundërvajtje në trafikun rrugor:

6485 shoferëve, ju është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik,

170400 kundërvajtje, për tejkalim të shpejtësisë,

1824 kundërvajtje, për mos respektim të dritës së kuqe (semaforit),

11883 kundërvajtje, për kalim të afatit të regjistrimit të mjetit, ndërsa inkasimi i gjobave në vitin 2018 ka qenë 8,427,711.59 €, apo 140% më shumë krahasuar me vitin 2017.

“Me gjithë këto përpjekje të Policisë së Kosovës ku përfshihet edhe rritja e numrit të ndëshkimeve (gjobave në trafik), ky vit (2019) nga Janari deri tani (17.03.2019) ka rezultuar me humbjen e 22 jetëve njerëzore nëpër rrugë tona, që prapë mbetet shqetësim i madh”, thotë PK-ja.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, thuhet tutje, posaçërisht i drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet fatale dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

“Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës në kuadër të fushëveprimit të saj ligjor që ka do të aplikojë masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi”, përfundon njoftimi.

Më Shumë

“Albana Bytyqi 1 milion euro nga Komuna e Rahovecit AAK” – Fitore Pacolli i kundërpërgjigjet Kadrijajt

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pasi në foltoren e Kuvendit të Kosovës është vendosur mbishkrimi “Fitore Pacolli 200.000 euro, Gratë e...

Rikthehet Superliga: Malisheva pret sot Dukagjinin

Superliga e Kosovës rikthehet sot, duke hapur javën e 14-të me dy ndeshje të rëndësishme që premtojnë spektakël dhe emocione. Sfida e parë, Malisheva-Dukagjini, është...

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit