14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Policia e Prizrenit dëbon 32 lëmoshëkërkues nga Kosova

Në një aksion të zhvilluar sot në mëngjes në Prizren policia e këtij qyteti ka shoqëruar në stacion policor 32 lëmoshë-kërkues, 26 nga të cilët për mungesë dokumentesh i ka kthyer në Shqipëri.

“Janë shoqëruar për në stacion policor 32 persona. 26 prej tyre janë kthyer në Shqipëri për shkak të mungesës së dokumentacionit për qëndrim legal në Prizren”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia njoftoi se në këtë grup ka kapur edhe një të dyshuar për vjedhje.

“Në mesin e tyre është identifikuar edhe një i dyshuar i cili po kërkohej nga policia për një rast të vjedhjes”, tregoi policia.

Sipas policisë aksioni kundër lypsarëve u zhvillua në rrugët “Mon Karavidaj” dhe “Meleq Begu” duke vazhduar dhe në Shatërvan e gjetiu “pas disa ankesave të qytetarëve dhe bizneseve”.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

Lajmet e Fundit