30.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025

Policia e Prizrenit konfirmon sulmin ndaj deputetit Adem Hoxha dhe familjes së tij

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deputeti Adem Hoxha është sulmuar pasditen e djeshme në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Sipas autoriteteve, ai është paraqitur në QKMF në Dragash me lëndime trupore dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët kanë konstatuar se ka pësuar lëndime të lehta.

Në sulm janë lënduar gjithashtu bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur. Policia njofton se motivi i incidentit mbetet ende i paqartë, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

‘‘Me datë 01.2025, rreth orës 18:30, Policia  është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore, të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje të ndodhur në fshatin Zlipotok. Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore’’, ka thënë për Express zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Tutje, konfirmohet edhe se viktima përveç deputeti Hoxha, janë edhe gruaja e tij dhe vajza e tyre e mitur.

Sa i përket motivit, nga policia thuhet se është ende i paqartë.

‘‘Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë : qytetari A.H,mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur. Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë. Në koordinim me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë’’, thuhet në përgjigjen e Policisë

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Defekti në rrjetin elektrik ndërpret furnizimin me ujë të pijshëm në Zhur, Vërmicë, Dobrusht dhe Shkozë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a. ka njoftuar se për shkak të një defekti në rrjetin elektrik të KEDS-it në stacionin e pompave...

Babai tenton ta sulmojë të birin me sëpatë në Dragash

Një burrë dyshohet se ka tentuar të sulmojë djalin e tij me mjete të rënda në Kuklibek të Dragashit. " Viktima I.M., rreth 44-vjeçar ka...

Lajmet e Fundit