15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Policia konfirmon se është duke hetuar incidentin kur Ronaldo theu telefonin e tifozit të mitur të Evertonit

Policia e Merseyside ka konfirmuar se është duke hetuar një incident pasi Cristiano Ronaldo u akuzua për thyerjen e telefonit të një tifozi të Evertonit pas humbjes 1-0 të Manchester Unitedit.

Ronaldo ishte pjesë e një incidenti të pahijshëm, ku pas humbjes nga Evertoni reagoi me zemërim nga një tifozi të mitur duke ia rrëzuar telefonin nga duart.

Kjo bëri që djaloshit t’i thyhet telefoni dhe momenti të behet viral në rrjetet sociale, ku Ronaldo u kritikua jashtë mase.

Megjithatë, mamaja e djaloshit e ka denoncuar Ronaldon dhe tashmë me rasatin po merret policia lokale.

“Merseyside Police mund të konfirmojë se janë duke kryer një hetim pas një incidenti në ndeshjen mes Everton dhe Man Utd në Goodison që përfshin një lojtar teksa po dilte nga fusha dhe do të flasin me të gjitha palët përfshirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Edhe klubi i Ronaldos, Manchester Unitedi thuhet se po shqyrton incidentin për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi pas humbjes 1-0 të klubit ndaj Everton të shtunën. /Telegrafi/

Më Shumë

Një urim për Rexhep Qosen

Nga Ben Bulshi Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit